PD i përgjigjet PS-së: Zgjedhjet i dëmtoi koalicioni i Ramës me krimin dhe jo ai parazgjedhor i partive

PD i përgjigjet PS-së: Zgjedhjet i dëmtoi koalicioni i Ramës me krimin dhe jo ai parazgjedhor i partive

Gazment Bardhi

TIRANE-Partia Demokratike nuk heq dorë nga ideja se koalicionet parazgjedhore duhet të jenë ashtu sikur janë aktualisht, dhe jo me listë unike, sikur ngulmon shumica. Gazment Bardhi i është përgjigjur Damian Gjiknurit, që u shpreh se koalicionet si në formën aktuale dhe hapja e listave nuk mund të funksionojnë bashkë. Por sekretari i përgjithshëm i PD-së thotë se Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme me ndryshimet e njëanshme kushtetuese që po tenton që të bëjë.

"Ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës është provë që Edi Rama vazhdon koalicionin me krimin e organizuar. Zgjedhjet në Shqipëri nuk i ka dëmtuar pjesëmarrja e partive politike në zgjedhje, por bashkëpunimi i Damianit me Ymer Lalat në blerjen e votave, bashkëpunimi i Vangjushit me Avdylajt në caktimin e kandidatëve dhe kërcënimin e votuesve, etj. Pra, zgjedhjet i ka dëmtuar koalicioni i Edi Ramës me krimin e organizuar dhe jo koalicioni parazgjedhor i partive politike.

I braktisur nga qytetarët, Edi Rama po tenton të prish rregullat e garës në mënyrë të njëanshme, i friksuar nga humbja e zgjedhjeve dhe pushtetit të tij personal, që në 7 vjet e përdori vetëm për të mbështetur veten, oligarkët dhe krimin e organizuar! Asnjë ndryshim i njëanshëm nuk mund të jetë i detyrueshëm për opozitën politike të vendit. Nëse Edi Rama ka vendosur të hedhë në erë zgjedhjet e ardhshme, ne do të bëjmë gjithçka që koston ta mbajë ai, personalisht, jo Shqipëria e shqiptarët" tha Bardhi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • gaz pederi: 27/07/2020 00:53

    kush mendon se ky pederi e ka qef ate mikun

    Përgjigju
  • Hinglatwri: 26/07/2020 14:56

    Jepi by** s Gazi vetem ate zanat ke.... a Tore o Tore perendia mendon dhe per ty.

    Përgjigju
    • Qejfliu: 26/07/2020 18:02

      Sa e ka numrin ky pede?

  • Rahman Gashi: 26/07/2020 14:10

    Felliqesire

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës