Për të 4-tën herë radhazi, 5 anëtarët e Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve të PD-së, kanë kërkuar zhvillimin e mbledhjes për të shqyrtuar kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit të deputetit zv/kryeministres Belinda Balluku për t’i hapur rrugë arrestimit të saj. Kjo mbledhje ashtu si dhe të tjerat nuk u zhvillua për shkak të mungesës së anëtarëve të PS.
E vetmja mbledhje e zhvilluar është ajo e datës 19 dhjetor, ku anëtarë të PD e PS dhe me prezencën e prokurorëve të posaçëm dhe avokatin mbrojtës të Ballukut, morën provat dhe kohën e nevojshme për tu njohur me rreth 16 mijë faqe të grumbulluara në USB.
Dy janë arsyet që 5 anëtarët e Partisë Socialiste nuk pranojnë zhvillimin e mbledhjes; avokatët e Ballukut kanë kërkuar 3 javë kohë për tu njohur me provat dhe për të përgatitur mbrojtjen dhe më e rëndësishmja, Gjykata Kushtetuese ende nuk është shprehur për çështjen e pezullimit të zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku nga detyrat shtetërore.
Bardhi tha se 3 javë nga koha e kërkuar nga Balluku tashmë ka përfunduar dhe se një kallëzim penal po përgatitet për kryetarin e Kuvendit Niko Peleshi, të cilit demokratët i referohen si “ushtar i Ballukut”.
“Ne do të përgatisim edhe një kallëzim penal për shpërdorim detyre ndaj kryetarit të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit nuk mund të tallet me Kuvendin, ai nuk merr urdhra nga të korruptuar. Ai nuk është ushtar i Ballukut, edhe pse ajo e ka ndihmuar që ai të jetë kryetar i ri kuvendit, sepse ka qenë zgjedhje e saj personale. Është guxim i madh të marrësh në mbrojtje një të korruptuar që ka abuzuar me 1.1 mld euro”, tha Bardhi.
Bardhi gjithashtu kujtoi dhe një deklaratë të Ramës gjatë konferencës së fundvitit, i cili tha se avokatët e Ballukut dhe as ajo vetë, nuk e kanë tërhequr USB-në me prova.
“E pandehura Balluku ka kërkuar 3 javë kohë për të shqyrtuar provat. Ndërkohë vetë Rama tha që avokati dhe Balluku nuk i kanë marrë materialet”, tha kreu i grupit parlamentar të PD.
Kreu i grupit parlamentar të PD tha se kjo është një alibi për t’i dhënë më tepër kohë Ballukut për të prishur prova e intimiduar dëshmitarë. E gjitha kjo thotë Bardhi, është dhe në favor të Ramës, i cili është i shqetësuar për fatin e tij.
"Janë bërë 3 javë kohë që të përgatisë mbrojtjen dhe të ketë mundësinë për ta mbrojtur veten. Për të ardhur në mbledhjen e Këshillit dhe për të paraqitur mbrojtjen e saj. Reagimi i opozitës në seancën e fundit lidhej me pengimin e drejtësisë që Edi Rama ka vendosur të bëjë për këtë rast. Nëse Kuvendi i Shqipërisë kthehet në bunkerin e të korruptuarve, ne jemi këtu për të përfaqësuar interesin e shqiptarëve”, u shpreh Bardhi.
Gazment Bardhi komentoi dhe të tjera deklarata nga mbledhja e fundvitit e Ramës me gazetarët, teksa ai tha se do të takonte këdo biznesmen. Për këtë demokrati e etiketoi kryeministrin si “kloun” duke shtuar se ka harruar kodin e etikës. Bardhi lajmëroi se do të kërkojnë përsëri që Këshilli i Mandateve të mblidhet të enjten në orën 11:00.
Komente








O babale bardhoshe nuk ka me duman , e kane çuar per mardheniet me jasht nuk do tju pije me uje lopata o kriminele
PërgjigjuO mara nga peskara shif se ka ra shi ne itali apo me Siguri ske qen ndonjehere , boji dy sufllaqe viso