PD kërkon qeveri teknike, Kikia: Protestat e opozitës, modeste për ta detyruar mazhorancën të pranojë! Partitë e reja janë një realitet i ri në politikë

TIRANË - Analisti Mentor Kikia foli sot në Report Tv lidhur me aktualitetin politik të javës, teksa opozita mbajti një protestë të hënën duke bllokuar trafikun në kryeqytet, ndërsa sondazhi i Report Tv nxjerr fitues PS-në në qarqet më të rëndësishme të vendit.

Sondazhi, gjithashtu nxori shumë lart edhe partitë e reja, që në Tiranë mund të marrin deri në 8 mandate. Kikia e mbështet idenë e një qeverie kujdestare për zgjedhjet e reja parlamentare, por e shikon si të pamundur krijimin e diçkaje të tillë, pasi opozita nuk mund të imponohet dhe mazhoranca nuk ka vullnet ta bëjë.

'Do e mbështesja idenë e një qeverie kujdestare derisa të kishim një qeveri të konsoliduar dhe një rritje besimit te strukturat. Besoj se duke parë gatishmërinë e mazhorancës nuk do ta kemi këtë qeveri kujdestare. Deri tani nuk është shtruar fare si alternativë dhënia apo lejimi, pasi qeveria teknike është një ngjarje shumë e rëndësishme, pasi do praktikohet çdo proces zgjedhor ashtu si në Maqedoninë e Veriut. Bazuar edhe në këto protestat si presion ndaj mazhorancës, deri tani i konsideroj si shumë modeste presionin nga protestat për të detyruar mazhorancën të pranoj një kompromis dhe duke parë se nuk ka asnjë lloj shenje e shoh të pamundur krijimin e një qeverie teknike.'

Më tej, thotë se partitë e reja janë një realitet ndryshe nga partitë e vogla tradicionale, aleate të PD apo PS.

'Partitë e reja janë një realitet i ri. Ndryshe nga herët e tjera, ku parti ishin aleate të kampit socialist apo të PD. PS kur erdhi në pushtet në 2013 i asimiloi partitë e vogla, pasi kërkonin pjesë pushteti. Rama ndoqi një taktikë duke i shkrirë. Në kampin e majtë nuk ka aleatë. Në kampin e djathtë u ruajtën disa aleatë. Janë disa aktor që kanë mbetur. U krijuan disa parti të reja, edhe pse pa bosht specifik, po bëjnë vend. Kemi disa ndryshime. PS edhe pse fituese nuk gëzon më mbështetjen e mandatit të parë apo të dytë. PD pasi u mor në kontroll nga Berisha, fitoi militantët por humbi mbështetjen e elektoratit gri pasi nuk mbështesin Sali Berishën. Kjo nuk krijon terren për PD.'

Kikia i shikon më të pëlqyeshme partitë e reja se sa ato të vjetra, të vogla.

'Nuk di se sa shkojnë në numër mandatesh, ajo që duket është fakti që këto parti kanë një mbështetje publike më të madhe se partitë e vogla. Jo nga numri i njerëzve në salla, por edhe nga një shikim i mbështetjes së tyre në rrjetet sociale. Mejdani më i madh janë rrjetet sociale. Në zgjedhjet e 2025 partitë e reja do jenë pjesë e tryezës politike.'

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave