PD: Kreu i Këshillit të Qarkut Vlorë 
i përfshirë në rrëmbimin e një vajze

PD: Kreu i Këshillit të Qarkut Vlorë <br />i përfshirë në rrëmbimin e një vajze
TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratike, Arben Ristani në një deklaratë për media ka denoncuar caktimin e Sadrit Danajt, si kryetar të Këshillit të Qarkut Vlorë.
Sipas deputetit Ristani në vitin 2000 në Itali, Danaj është përfshirë në rrëmbimin e një vajze të një biznesmeni.

“Eshtë shumë e thjeshtë. Pyesni këdo në Vlorë, ose kontrolloni në Google, emrin e këtij personazhi. Do të zbuloni, dy gazetat më të mëdha të Italisë, që shkruajnë se Sadrit Danaj është përfshirë në një histori mafioze rrëmbimi në Sicili në vitin 2000.”-thotë Ristani duke sqaruar se  “Gazetat “La Republica” dhe “Corriere Della Sera” shkruajnë për rastin dhe përmendin të zgjedhurin e Ramës.”
 
Sipas gazetës  “La republika”, thotë Ristani –“Policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, në një moment është shprehur si më poshtë: Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do tia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë”.
 
“Danaj është arrestuar në atë kohë nga policia italiane sëbashku me pjesëtarët e tjerë të bandës.”- tha ristani duke theksuar “Ky pra është Edi Rama, kjo është rilindja e tij. Këtë e dinë tashmë të gjithë shqiptarët, por është mirë ta mësojë dhe Fyle se, fjalët e bukura që kryeministri shqiptar thotë në krah të tij i ndan një hendek i pakapërcyeshëm me botën e errët të krimit, të cilën Edi Rama po e promovon pandalshëm në kupolën e drejtimit të shtetit.”
 
Ndërkaq, një fakt që Ristani nuk e përmend në deklaratën e tij, është se sipas mediave italiane "në nëntor 2001, Danaj është shpallur i pafajshëm nga Gjykata Italiane".

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç