PD me Këlliçin e kanë linçuar Bogdanin si dikur Berisha ka bërë me Sokol Olldashin ose Azem Hajdarin. Dhe tani e qajnë njësoj!

PD me Këlliçin e kanë linçuar Bogdanin si dikur Berisha ka bërë me Sokol Olldashin ose Azem Hajdarin. Dhe tani e qajnë njësoj!

Hipokrizia në lotët e Belind Këlliçit

Hipokrizia e parë në lotët e Belind Këlliçit dhe shumë eksponentëve të tjerë të Rithemelimit, të cilët ditët e fundit pretendojnë se vajtojnë vdekjen e parakohshme të Gerti Bogdanit, është identike me lotët e derdhur nga Sali Berisha kur u vra Azem Hajdari apo kur vdiq në një aksident rrugor Sokol Olldashi. Klonet e Berishës sillen njësoj si ai kur vdes një kundërshtar politik. Dhe Gerti Bogdani u trajtua si një kundërshtar i ashpër politik nga Belind Kelliçi në garën paraprake të Partisë Demokratike, në të cilën të dy garonin si kandidatë për kryetar bashkie përpara zgjedhjeve bashkiake të Tiranës 2023 (së bashku me Fatbardh Kadillin dhe Ilir Alimehmetin). Një garë e pistë ku Kelliçi goditi Bogdanin, duke e etiketuar për muaj të tërë si “kandidati i inceneratorëve” për shkak të një fotoje të vjetër që tregon Bogdanin në Zimbawe së bashku me Mirel Mërtirin.

Qentë mediatikë që Kellici përdor sa herë i duhet të godasë një kundërshtar (të cilin si Berisha i konsideron armiq personal) u egërsuan me një lumë artikujsh kundër Gerti Bogdanit, një eksponent politik i moderuar dhe paqësor shumë i ndryshëm nga klonët e Saliut që u zbulua i paaftë për t'u mbrojtur përballë atij lumi të helmeve dhe shpifjeve ku merrte pjesë edhe televizioni i Berishës, që e ftonte në studio për ta poshtëruar. Gerti Bogdani e humbi garën (ndoshta e manipuluar) dhe Belind Kelliçi e fitoi sepse kështu deshën Sali Berisha dhe familja e tij. Një kandidat perfekt për Rithemelimin që në fakt humbi zgjedhjet me 60 mijë vota diferencë me Erion Veljain.

Por Kellici është si Berisha, nuk e harron urrejtjen, dhe linçimi i tij ndaj Bogdanit vazhdoi edhe më pas: Artikulli i fundit i porositur nga bashkëpunëtori i tij në shpifje ishte vetëm 3 muaj më parë! Ndërkohë, Bogdani ishte përzënë nga çdo post dhe funksion partiak dhe nuk e dimë nëse të gjitha këto sulme dhe ky trajtim i egër që iu bë nga partia e tij ndikuan në dobësimin e zemrës së tij të brishtë, sepse edhe fjalët helmuese dhe shpifje mund të vrasin. Por leximi dhe dëgjimi i fjalëve hipokrite të Këlliçit dhe bashkëpunëtorëve të partisë së tij që lavdërojnë figurën dhe kujtesën e tij pas vdekjes të bën vërtet të vjellësh.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ALB Patriot: 23/09/2024 14:54

    Jane lote krokodili!

    Përgjigju
  • RRUGA.HIM KOLLI: 22/09/2024 19:28

    Zotni Gerti,me.edukate e kulture,sic duket bukuria.fizike ka lidhje.me.intelektin.u.lidhem.me.familjen.Bogadani qysh.kur.erdhem.nga Shkodra.me.1936,njerez qytetare arsimdashes,instinktivisht edhe ne pasardhesit shkuam.mire,e kemi dashur e respektuar njeri tjetrin,vdekja e Gertit.me.ka hidhwruar shume,nuk e di sa te veshtire e kane njerezit e tij tw familjes ti rrojne femijet,Gerti.do.te kujtohet perhere si djale.model.

    Përgjigju
  • Ame rika 5445: 22/09/2024 11:06

    Ne PD. Historikishte Finiket te Kulturuarit te Shkolluarit , te Edukuarit VIZIONARET e VERTETE e MODERATORET POLITIK te KOHES kane PESUAR " FATIN e GERTI BOGEDANIT ???

    Përgjigju
  • Deni: 22/09/2024 09:24

    Sa i shtirur eshte ky bello, nuk e shof dot sa fallco eshte gjithe kohes

    Përgjigju
  • Emigrant: 22/09/2024 03:30

    E cuditeshme duket kjo vdekja e Gertit mos valle vampirit sali ju rifreskua instikti i eleminimit perseri??????

    Përgjigju
  • Geri: 22/09/2024 03:03

    Bello lapanjozi

    Përgjigju
  • engjell ceka: 21/09/2024 18:04

    Te jene deputet ashtu sic ka qene Gerti do te ishte ndryshe partia demokratike.Ndershmenia,pastrtija e karakterit ,aftesija intelektuale.qytetaria e Gertit do te mbeten gjthmone ne kujtesen e te gjitheve

    Përgjigju
    • @engjell: 21/09/2024 19:19

      Me tipa si ti, menaxhon shtèpi bari ose semaforin por kurrsesi mund tè pyeten tipa tè tillè pèr etikè politike. Meqè u nda nga jeta dikush,,,,,çfarè tani? Shqiptarèt si ti,,po ti lèsh,,,e shpallin tè shenjtè,,edhe pse sa ishte gjallè i ndjeri,,,e shihnin ose nuk donin ta shihnin fare. Punè shqiptarèsh kot.

  • Gjergj: 21/09/2024 16:27

    Me arkivolin e Azem Hajdarit, provonin tè thyenin derèn e kryeministrisè. Pasi "e pushtuan", e harruan "heroin e demokracisè" bashkè me arkivol nè rrugè. Bogdani, i ndjeri, e dinte qè kèta tè UDB, i duan shumè arkivolet, kur u bè pjesè e tyre. Nèse jo, paskèsh qènè naiv. Me arkivolin e tij ama, nuk thyen gjè. Janè civilizuar spiunèt e serbit.

    Përgjigju
    • @Zhonkari: 23/09/2024 12:25

      Komunist, me teserè partie dhe lèpirje prapanicash tè Hysni Kapos dhe çdokujt qè vinte nga blloku,,,e ke kryetar,,o Zhonkar. Ju, jini llumi i kèsaj shoqèrie. Asgjè demokrate apo politike nuk egziston nè qènien tuaj. Jini spiunè tè Serbisè qè nga gjeneza. Jini ata qè kandidoni Belerin,,jini plehrat e kètij kombi.

    • Turi: 23/09/2024 05:10

      O ti Zhon... Ty te paska bo Salehu shplarje te thelle te trurit. Te paska ngelur ora akoma te komunistet. Po padroni yt Saleh, a ta tregoi teseren e ppsh-s?

    • Zhongari: 22/09/2024 22:14

      O gjergj do NGORDHESH komunist ..virusi komunist del me shpirtin ..Komunistet TE vrasin naten DHE te vije NE funeral sic bente envderr DERRI HOXHA .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion

Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsion