PD: Miliona euro për studimet për pyjet, asnjë rezultat

PD denoncoi abuzimin sipas saj me fondet për studimet dhe investimet në pyje dhe kullota, që sipas drejtuesit të departamentit të Pyjeve, Hasan Cani, po kryhen nga subjete të preferuara të qeverisë dhe bashkive, pa dhënë rezultate.

Nga viti 2017 deri në vitin 2024, janë dhënë miliona euro për studime dhe investime në pyje/kullota dhe Zona të Mbrojtura: Të gjitha studimet për hartim plane mbarështimi bëhen nga 2-3 subjekte të lidhur me strukturat e Ministrisë. Deri me sot janë hartuar rreth 90 PMPK dhe miratuar nga ministria. Vlera për hartimin e këtyre planeve të mbarështimit për pyje e kalon shumën e 5 milionë eurove. Produkti që rezulton nga këto studime pothuajse është i pa vlerë, sepse këto studime nuk realizohen duke marrë të dhënat në terren, por kopjohen nga studimet e vjetra, deklaroi Hasan Cani nga departamenti i Pyjeve në PD

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • populli: 28/12/2024 16:23

    per cilat pyeje pere ato qe shkatrroje pdeja plere yyyyyyyyyyyy

    Përgjigju
  • Termeti: 28/12/2024 16:02

    Z. Hasan Cani! Vetem ju te PD. mos flisni per pyjet e Shqiperise.Qysh ne fillimet e 1992 i shkateruat me qellim. Duhen dekada te rikuperohen.Liqenet e Lures duken si liqeni i Prushit, maskarenj!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot

Mos u zemëroni nëse diçka nuk shkon sipas planit...çfarë thonë yjet për ju sot