PD: Ministri i Drejtësisë të japë dorëjeqjen! Hetim pasuror Ulsi Manjës, aplikoi për ndërtimin e një kompleksi vilash në Farkë

Tirane-  Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, referuar disa shkrimeve në media, se ka blerë një sipërfaqe toke në liqenin e Farkës të cilën nuk e ka deklaruar në kohë pranë ILDKPKI dhe tashmë ka aplikuar për leje në bashkinë e Tiranës për një projekt kompleksi vilash së bashku me pronarë të tjerë të tokave fqinje në Farkë.

Zëdhënësja e anti-korrupsionit në PD, Genta Vangjeli, tha se SPAK duhet të nisë hetim për pasurinë e Manjës.

Zëdhënësja e Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli, u shpreh në një deklaratë për mediet se Ministri i Drejtësisë në formularin e deklarimit të pasurisë dorëzuar në 31 Mars 2024 ka shënuar blerjen e një pasurie të paluajtshme tokë me sipërfaqe 1000 m2, me një vlerë të pacaktuar, dhe pa deklaruar kohën e blerjes e as burimin e krijimit të të ardhurave.

“Pasi investoi 3 milionë lekë për blerjen e një sipërfaqeje toke buzë liqenit të Farkës, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja synon që ta transformojë atë në një pasuri me vlerë qindra-mijëra euro brenda një kompleksi vilash me pishina dhe mure rrethuese buzë liqenit të Farkës nën dyshimet për anashkalimin e çmimeve të tregut dhe konfliktin e interesit”, u shpreh ajo.

Vangjeli theksoi se detajet e marrëveshjes mes pronarëve të tokës janë të panjohura dhe nuk rezultojnë të jenë deklaruar nga ministri Manja në ILDKPKI në vitin 2023.

Partia Demokratike ka denoncuar më parë Ulsi Manjën) për këtë blerje toke poshtë çmimit të referencës, duke shmangur taksat …Por ILDKPI a ka kryer një hetim administrativ për pasurinë e ministrit Ulsi Manja ?! Imagjinoni çfarë duhet të presin shqiptarët nga ky Ministër që drejton drejtorinë e përgjithshme antikorrupsion që shtrihet në 47 institucione…

Partia Demokratike kërkon me urgjencë dorëheqjen e Ulsi Manjës nga detyra e ministrit dhe apelon Spakun të nisë hetimet e menjëhershme për pasurinë e tij.

 

S.G/I.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore