PD mungoi në komision, krerët
e rretheve protesta për reformën

PD mungoi në komision, krerët<br />e rretheve protesta për reformën
TIRANE- PD nuk mori pjesë në komisionin për reformën territoriale por ka nisur një tjetër strategji për ta kundërshtuar. Tashmë krerët e rinj të PD në rrethe kanë nisur të dalin në protesta. Menjëherë pas marrjes së mandatave, kryetarët e PD në rrethe po përballen me provën e forcës për organizimin e protestave për reformën territoriale. Kryetari i PD Shkodër, Ramiz Çobaj bashkë me banorë të këtij qyteti në shenjë proteste të ndarjes së qytetit në vetëm 2 njësi kanë bllokuar rrugën Shkodër-Tiranë dhe Shkodër-Velipojë.

Për më shumë se 10 minuta banorët kanë bllokuar rrugën duke krijuar edhe kaos në trafik. U desh ndërhyrja e policisë dhe forcave të ndërhyrjes së shpejtë që protestuesit të largoheshin dhe rruga t’i rikthehej normalitetit. Banorët e Nënshkodrës dhe Dukagjinit kërkojnë që secila prej këtyre zonave të qëndroj si njësi më vetë për shkak të traditave të ndryshme që kanë. Kundër reformës janë shprehur edhe banorët e komunës Pojan në Korçës. Banorët kundërshtojnë shkrirjen e njësisë së tyre me bashkinë e Maliqit. Protestuesit kanë paralajmëruar se nëse nuk do të merret parasysh kërkesa e tyre, ata nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme. Edhe kreu demokrat i komunës së Bradasheshit në qarkun e Elbasanit, Sabri Sallaku e konsideroi hartën e qeverisë si gjysmake.

Sipas tij, qeveria nuk ka marrë mendimin e banorëve të komunave për ndarjen e re administrative dhe ka menduar vetëm për llogaritë e saj elektorale. Edhe kreu i sapozgjedhur i PD në Vlorë Moisi Meminaj ka kundërshtuar ndarjen e re territorial, duke deklaruar se për të nuk është marrë mendimi i njësive vendore dhe as i qytetarëve dhe banorëve. PD në Vlorë përkrah tezën që Himara të mbetet njësi më vete vendore sikur ka qenë deri tani, ndërsa vetë Meminaj e konsideron Himarën si një minoritet dhe asgjë më shumë. Qëndrim të përbashkët në lidhje me reformën kanë pasur këshilltarët e Këshillit Bashkiak të Orikumit. Të majtët dhe të djathtët janë bashkuar bashkë duke u shprehur kundër bashkimit të Orikumit si njësi vendore në varësi të Bashkisë së Vlorës.

Sipas kryetarit të këshillit bashkiak Agim Begotaraj, këshilltarët kanë firmosur një peticion të cilin ja kanë drejtuar ministrit Çuçi. Në peticion këshilltarët kërcënojnë se nëse Orikumi do t’i bashkohet Vlorës atëhere ata do të bojkotojnë jo vetëm këshillin bashkiak por edhe zgjedhjet e ardhshme. Nga PD i vetmi që ka reaguar ka qenë ish-socialisti Kastriot Islami. Sipas tij, ndarja territoriale nuk është e mirëmenduar dhe bën një diskriminim të hapur të zonave të veriut në raport me ato të jugut. Harta e re megjithë kundërshtimet, pritet të votohet në seancën e 31 korrikut në Parlament.  

Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 27 Korrik 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)  


 

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra

DW: ‘Korridori 8’ në Ballkan, pengesë mëritë e vjetra