PD: Investitori i dhunuar nxjerr  
fytyrën e banditit, Rama e mbron 

PD: Investitori i dhunuar nxjerr  <br />fytyrën e banditit, Rama e mbron 
Partia Demokratike ka akuzuar sot kryeministrin Rama, pasi sipas tyre kreu i qeverisë merr në mbrojtje autorët e dhunimit të biznesmenit libanez, Faadi Mitri.

Në një deklaratë për mediat, Enkelejd Alibeaj u shpreh se edhe pse biznesmeni nxorri fytyrën e banditit Rama heshti, pasi sipas tij ka për qëllim marrjen e truallit tek Gjiri i Lalzit.

Deklaratë e kreut të Departamentit të Rendit dhe Sigurisë, Alibeaj:

Dhunuesi brutal i biznesmenit që braktisi vendin dhe investimin 450 milionë dollarësh me 1200 vende pune, është Iirë, edhe pse Edi Rama e di se kush është, e di fare mirë se ku ndodhet.

Ja ku është i dyshuari i identifikuar nga i dhunuari dhe familja e tij, Landi Muharremi. I dyshuari ka emër dhe fytyrë dhe është denoncuar nga vetë viktima. Kjo foto iu tregua mbrëmë Edi Ramës në ekran, në emisionin Opinion, dhe ai heshti.

Jo vetëm heshti, por u kap dhe në mashtrim kur tha se autorët janë ndaluar, por i paska liruar gjykata.

Autori i rrahjes brutale vetëm sa është shoqëruar nga policia, dhe është lënë menjëherë i lirë, edhe pse biznesmeni Fati Mitri e ka identifikuar me foto, dhe kërkon prej ditësh ndalimin e tij.

Ndërkohë, presidenti i OMNIX GROUP në Emiratet e Bashkuara Arabe, duke folur për mediat shqiptare ka shprehur zhgënjimin e thellë se si qeveria nuk bën asnjë hap, dhe nuk ndalon autorin e rrahjes barbare të përfaqësuesit të kompanisë në prani të familjes së tij, në mes të ditës, në një aks të rëndësishëm kombëtar.

Megjithë këto fakte, me gjithë këto qendrime publike, Edi Rama nuk lëkundet nga qëndrimi i tij, për të mos kapur autorin, për të mos dënuar ngjarjen.

Banditi që shëtit i lirë, është vetëm vegla e përdorur në këtë skenar kriminal e mafioz.

Në të vërtetë, investitori u largua nga Edi Rama, sepse toka në Gjirin e Lalzit do të ndahet si plackë me oligarkët e tij.

Kjo është e vërteta. Ky është realiteti.

Edi Rama nuk është i interesuar për një investim serioz që i sjell ekonomisë 450 milionë dollarë, krijon 1200 vende pune.

Edi Rama është i interesuar ta ndajë këtë pasuri me oligarkët, me banditët, me kartelet e tij të drogës.

Edi Rama nuk do investime në vend. Por e do vendin në shërbim të planeve të tij për drogën dhe plehrat. Shqiptarët nuk mund ta lejojnë këtë rrënim. Shqiptarët po bashkohen çdo ditë për të shpëtuar vendin.

Shqipëria pa Edi Ramën, është shqipëria pa plehra dhe pa drogë.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 
 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase

Arrestohet pronari i kompanisë 'Ritron Kopi' në lidhje me rastin e Lotarisë Shtetërore maqedonase