Pas denoncimit të deputetit të LSI Luan Rama se kandidatja e djathtë për Bashkinë e Shkodrës Voltana Ademi po blen votat e se PD vepron me dy standarde, ka reaguar Partia Demokratike. Nënkryetari i Partisë Demokratike në Shkodër Bujar Hoti, deklaron se ky është një manipulim e trillim i LSI dhe PS, që sipas tij po përdorin shtetin si vegël të pazareve të tyre.
Sipas Hotit është LSI ajo që po blen votën e të rinjëve me anë të kuponave të barazvlefshëm me një palë xhinse.
“LSI po blen varfërinë dhe mjerimin e shkaktuar nga aleanca në pushtet duke i gënjyer familjet e varfra me thasë me miell në kembim të votës. Por shkodranët nuk do bëjnë pite as petulla me miellin e LSI-së. Jo më! LSI dhe PS po shpërndajnë përditë shuma të mëdha parash në zyrat e tyre elektorale me synim blerjen e votave. Qytetarëve u kërkohet karta e identitetit, si dhe numri i votave që do të garantojnë, ndërsa në këmbim u ofrohet 50 apo 100 euro. Shuma e parave që u jepet varet nga sasia e votave që ata premtojnë”, deklaron Hoti.
Hoti ka shtuar se Partia Demokratike dhe kandidatja e saj për Bashkinë e Shkodrës i qëndrojnë deklaratës së Ambasadorit Amerikan në Shqipëri, Z. Donald Lu i cili u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë që të mos e shesin votën por të vendosin të lirë dhe masivisht për të ardhmen e tyre.
Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO