PD nis parlamentin brenda selisë
së saj,ngrihen 8 grupet e punës

PD nis parlamentin brenda selisë<br />së saj,ngrihen 8 grupet e punës
TIRANË - Partia Demokratike ka zyrtarizuar tashmë ngritjen dhe fillimin e punimeve të isntitucioneve të saj paralele me komisionet parlamentare të kuvendit, duke nisur nga dita e sotme me mbledhjen e parë të grupit të punës mbi cështjet e shëndetësisë, drejtuar nga deputetja Albana Vokshi.

E paralajmëruar para disa ditësh, do të jenë 8 aq sa numri komisioneve parlamentare, grupet të cilat do të punojnë me projektligjet e mazhorancës, në mungesë të opozitës për shkak të vendimit për bojkot nga ana kryetarit Lulzim Basha.

Komisioni parë paralel që hapi siparin e grupeve parlamentare të PD është ai I shëndetësisë dhe çështjeve sociale, që në fokus të diskutimeve pati pr/ligjet e miratuara sot në parim në komisionin e shëndetësisë, ligjet për urdhrin e mjekut, farmacistit dhe stomatologut.

Kryetarja Albana Vokshi u shpreh pas përfundimit të mbledhjes se opozita do të vijojë të kalojë në sitë projektligjet e mazhorancës për shëndetësinë duke dhënë dhe oponencën e tyre, brenda selisë demokratike.


"Sigurisht, u diskutuan çështje të sektorit të shëndetësisë, shëndetësia sikurse ju jeni të gjithë në dijeni dhe të gjithë e ndjeni është në ditën e vet më të zeze. Do të vijojmë të bëjmë një oponencë për të gjitha projekt ligjet, do të themi dhe fjalën tonë."-tha Albana Vokshi

Ndërkohë 7 grupet e tjera ende nuk kanë nisur punën e tyre me projektligjet e qeverisë.

Në komisionin e Ligjeve kryetar do të jetë Oerd Bylykbashi, në grupin e punës që dublon komisionin e sigurisë kryetar do të jetë Flamur Noka, në grupin e punës për ekonominë dhe financat posti I takon ish Ministrit Ridvan Bode.

olitika e jashtme do të drejtohet nga Aldo Bumcci, grupi që dublon komisionin e veprimtarisë prodhuese udhëhiqet nga Genc Ruli, ai I integrimit nga Majlinda Bregu, ndërsa grupi punës paralel me komisionin e medias do të drejtohet nga demokrati Genc Pollo.
 
Grupi për çështjet ligjore, Kryetar- Oerd Bylykbashi
Arben Ristani, Eduart Halimi, Edi Paloka, Keltis Kruja,
Gjovalin Bzhetaj, Genti Strazimiri,
Mhill Fufi, Kastriot Islami dhe Fatmir Mediu.
 
Grupi i punës për çështjet e sigurisë Kryetar- Flamur Noka
Alban Zeneli, Mesila Doda, Ardian Turku,
Astrit Patozi, Keltis Kruja, Helidon Bushati, Arben Ristani.
 
Grupi i punës për çështjet ekonomike Kryetar-Ridvan Bode,
Florion Mima, Sherefedin Shehu, Edmond Spaho, Liljana Elmazi,
Dashamir Shehi, Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Igli Cara.
 
Grupi i punës për politikën e jashtme –Kryetar Aldo Bumçi
Jozefina Topalli, Gert Bogdani, Eduart Selami,
Kastriot Islami, Fatmir Mediu.
 
Grupi i punës për çështjet sociale dhe shëndetësinë-Kryetare Albana Vokshi
Halim Kosova, Roland Keta, Albina Deda,
Florion Mima, Myqerem Tafaj dhe Bedri Mihaj.
 
Grupi i punës për Integrimin- Kryetare- Majlinda Bregu
Genc Ruli, Arben Imami Jorida Tabaku.
 
Grupi i punës për veprimtarinë prodhuese-Kryetar Genc Ruli
Besnik Dusha, Agron Duka, Helidon Bushati, Ardian Turku,
Sherefedin Shehu, Voltana Ademi, Gjergji Papa Kozma Dashi.
 
Grupi i punës për mediat-Kryetar Genc Pollo
Myqerem Tafaj, Bedri Hoxha, Luçiano Boçi, Astrit Veliaj, Eleina Qirici,
Gjergji Papa, Gerti Bogdani, Liliana Elmazi dhe Voltana Ademi.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja