Deputetja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri e ka cilësuar një rikthim të ish kryedemokratit Lulzim Basha. E ftuar në Sot Live në Shqipëri me gazetarin e Report Tv, Nertil Agalliu, Pampuri thotë se Basha po përfshihet në garën për kryetar të Partisë Demokratike. Megjithëse nuk shprehu simpati të drejtpërdrejtë, Pampuri tha se mjafton të zgjidhet një kryetar i cili është i pastër nga ana politike dhe nga korrupsioni.
“Nuk do e quaj rikthim. PD tashmë është pa kryetar. Dhe prej një viti që kur Basha bëri një hap pas dhe me përgjegjshmëri e bëri, nga pala tjetër nuk pati. Dhe ja ku jemi sot. Nuk e quaj rikthim. Ai është deputet i PD. Ka nisur një tur por s’është rikthim. PD do hyjë në proces zgjedhjeje. Pritja nuk është në të mirë të PD-së.
Është përfshirje në garë e Bashës. Basha ka mbështetjen e strukturës.”-tha Pampuri.
Situata e brendshme me demokratët që shkuan të përçarë edhe në zgjedhjet e 14 majit, sipas deputetes Oriola Pampuri, është i vetmi shkak për rezultatin e thellë humbës, edhe në bashkitë bastion, siç ishte Shkodra Ky rezultat i humbjes së thellë të opozitës, sipas deputetes Pampuri, duhet të shërbejë mësim për demokratët, që në zgjedhjet parlamentare të 2025-ës, duhet të mos përsërisin më të njëjtat gabim.
“Të gjithë demokratët të bashkohen në logo për betejën e 2025”
Nga studio e Report Tv, deputetja e Partisë Demokratike Oriola Pampuri e quan nevojë urgjente organizimin e partisë që ende është në kërkim të kryetarit pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeajt. Ndër të tjera, Pampuri bëri përgjegjës, koalicionin Berisha-Meta për humbjen e bastioneve të së djathtës në zgjedhjet vendore 2023.
“Të humbasësh në bastionet e së djathtës është e rëndë. Është më shumë se e rëndë. Është bërë e pamundur që të shtrijmë dorën. Është rast i paprecedentë. Përgjegjësit janë ata që penguan.”- tha Pampuri në Report Tv.
G.MO/K.T./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Janar, 09:41
Secila parti në zgjedhje me 46 deputetët e parë të fiksuar, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
31.5%
-
Të gabuar
53.8%
-
Nuk e di
14.7%
Vota total: 143
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Berisha thërret të deleguarit e PD për Tiranën dhe u mban fjalim të gjatë për... 2 ditët e qeverisjes së Trump! Nuk harron edhe Sorosin
23 Janar, 20:06
-
Ylli Pata: Pse po i mënjanon Berisha krerët e degëve të PD?
23 Janar, 19:59
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
-
Nisin primaret në PD/ Report Tv zbardh mesazhin dërguar kryetarëve të degëve: Dorëhiquni nëse doni të merrni pjesë
23 Janar, 15:56
-
Diaspora/ PD ‘kushtëzon’ votën për ndryshimet në kod: Pranoni të votojnë emigrantët me dokumente të huaja
23 Janar, 15:10
-
Ekspertja e ekonomisë Kortoçi: Turizmi po mbështetet tek prodhimet që importohen, ky sektor nuk zhvillohet pa bujqësinë e vendit! Qeveria të subvencionojë
23 Janar, 13:59
-
Dominojnë tregun e kanabisit, Britania fushatë ndërgjegjësimi për shqiptarët, avokati Naim Hasani: Iu premtohet parajsë, por përfundojnë në 'shtëpi bari'
23 Janar, 13:27
-
'Analfabetë funksionalë, dje lëpinit këpucët e Bashës sot të Berishës', gazetari pranë PD: Si fshihni dot fotot e videot e ndereve nga pushteti
23 Janar, 11:07
-
Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?
22 Janar, 19:06