Ish-deputeti i PD, Edmond Spaho, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me përjashtimin e Arlind Boshkut dhe Dritan Burgisë nga partia, pas mbështetjes së tyre kundrejt Ervin Salianjit.

Spaho thotë se të dy i njeh prej më shumë se 15 vitesh dhe kanë kontribute të rëndësishme vetjake e familjare në PD, përfshirë edhe kontribute financiare. Ai shprehet se këto praktika të PD po sakrifikojnë dhe trembin njerëzit me vlera, ndërsa ngre pyetjen nëse dikush brenda partisë do të flasë për “turpet”.

“Kur bashkëpunëtorët e PS të përjashtojnë për "bashkëpunim" me PS.

Përjashtimi i Arlind Boshkut dhe Dritan Burgisë nga PD është i turpshëm. Veçanërisht "akuza" që kanë bashkëpunuar me PS dhe kanë përfituar personalisht.

I njoh prej më shumë se 15 vitesh. Jo vetëm ata, por edhe prindërit dhe familjarët i kanë kontributorë të PD që nga themelimi i saj. Për më shumë, kanë dhënë ndër vite kontribute të rëndësishme financiare për aktivitetin politik të PD.

Me këto praktika puniste PD po tkurret, zvogëlohet, mbyllet, përçahet, largon ata që kanë sakrifikuar dhe tremb njerëzit me vlera t’i ofrohen PD. Kur ta kam nevojën të mbaj në krahë, nëse nuk më duhesh më, të përzë me shkelma nga partia personale. 

Nuk di a do ngrejë zërin ndonjë në PD për këto turpe. Sot heshtim, nesër e provojmë vetë në kurriz”, shkruan Spaho.

Përmes këtij vendimi, të siguruar ekskluzivisht nga Report Tv, këshilltarëve në Durrës, u propozohet si kandidat për kreun e grupit të Këshillit Bashkiak, Ardian Muka, i cili ka qenë edhe drejtues i degës së PD në Durrës.

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 20 Mars, 13:11

    Qeveria rikthen Bordin për naftën, a besoni se do mbahen çmimet nën kontroll?