Deputetët e Partisë Demokratike, në një deklarate për mediat, kanë prezantuar te henen platformën e tyre për projektligjin e dekriminalizimit të parlamentit.
Gjatë fjalës së tij, deputeti Oert Bylykbashi theksoi se amendamentet që propozon opozita përfshijnë edhe ndërprejen e mandatit të deputetit për ata që rezultojnë me rekorde kriminale. Në varësi të veprës kriminale, ai tha se se mund të ketë edhe përjashtim për jetë të një personi nga postet e larta zyrtare të shtetit. "Do bëjmë një propozim që do jetë amendament në Kushtetutë. Me një akt kushtetues u është vënë kufi të dënuarve të kandidojnë. Është ndryshim kushtetues, do jetë një rregull që do të aplikohet në të gjitha rastet që do të verifikohet. Si rrjedhojë edhe ata që kanë aktualisht mandatin e deputetit nëse verifikohet se janë të përfshirë në akte kriminale, do u hiqet mandati. Ata që janë zgjedhur sot, janë atje si mbajtës të besimit publik dhe për rrjedhojë, çdo element që cenon këtë besim sjell heqjen e mandatit, i cili mbetet i popullit. Ne do te ndërpresim mandatet e atyre që do dalin me rekorde të tilla", nënvizoi ai.
Nga ana e tij, deputeti Eduard Halimi vlerësoi se opozita nuk do të bëjë kompromis me procesin e dekriminalizimit të parlamentit aktual. Ai u shpreh se "nuk imponojmë që drafti që ne paraqesim është më i miri. Ka modele të ndryshme. Procesi i dekriminalizimit të parlamentit aktual dhe administratës aktuale është një proces fondamental dhe PD nuk do të bëjë asnjë kompromis".
Ndërsa për deputetin tjetër demokrat, Gent Strazimiri, ky është momenti i fundit për një vullnet politik që të mos shkojë kundër kauzës së qytetarëve dhe integrimit.
Dekriminalizimi i parlamentit ka qenë një nga pikat e shumëkërkuara nga Partia Demokratike si një nga kushtet që ajo të rihynte në parlament. Pas marrëveshjes së arritur në fund të dhjetorit 2014 mes mazhorancës dhe opozitës, Kuvendi ka ngritur edhe një Komison të Posaçëm Parlamentar për të prezantuar edhe një platformë se si do të bëhet dekriminalizimi i parlamentit. /atsh/
/Shqiptarja.com