TIRANË-Partia Demokratike organizoi sot një protestë në qytetin e Durrësit, për situatën politike dhe ekonomike që po kalon vendi.
Duke folur përpara qindra qytetarëve durrsakë kryetari i PD-së, Lulzim Basha u shpreh se, Shqipëria sot është në këmbë përballë politikës së kësaj qeverie.
Basha tha se situata në vend është e rëndë dhe e keqja është shtrirë kudo. Ai akuzoi kreun e kuvendit dhe kryeministrin se janë përfshirë në një luftë bandash. "Meta-Rama ia dolën që të manipulojnë hetimin për çështjen "Doshi" por kjo çështje nuk do të mbyllet", u shpreh Basha.
"Ilir Meta dhe Edi Rama janë përfshirë në një luftë bandash me skenar vrasjesh. I akuzuari për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, Meta dhe Rama ia dolën që me pushtetin që kanë të manipulojnë hetimin. Kam pasur takime me zyrtarë të lartë europianë, të gjithë shprehin habi se si kreu i kuvendit nuk dha dorëheqjen. Se si kreu i kuvendit me akuzën më të rëndë vijon të mbajë detyrën", tha Basha.
Sipas tij, në këtë përplasje Rama-Meta ia kanë dalë ti vënë përfund miqtë e tyre renegatë Doshi-Frroku, duke lënë pas tokën e djegur të ligjit, tokën e djegur të çdo norme demokratike qëe u përdhos nga Ilir Meta. "Kjo është vetëm lavdi e përkohshme të keqes. Ata mund të kontrollojnë hetimin dhe ta diktojnë por kjo çështje nuk ka për tu mbyllur. Kjo është sprova më e madhe për vendin dhe shqiptarët", tha Basha. /ATSH/
/Shqiptarja.com