'Lista u mbyll'! PD: Qeveria të kthejë të gjithë shqiptarët në atdhe! Rama cinik dhe diskriminues

'Lista u mbyll'! PD: Qeveria të kthejë të gjithë shqiptarët në atdhe! Rama cinik dhe diskriminues

Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD, Arben Kashahu

TIRANE-Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në PD, Arben Kashahu i kërkon qeverisë që të kthejë në atdhe të gjithë shqiptarët që kanë bërë kërkesë. Në një deklaratë për mediat, ai i cilëson si cinike dhe diskriminuese deklaratat e kryeministrit Edi Rama se “Nuk ka më vende”, “Listat janë bërë prej kohësh” dhe "vendet janë mbushur”. Arben Kashahu publikoi edhe një mesazh, sipas tij, përgjigje nga konsullja e përgjithshme në Itali Anila Pojani drejtuar një qytetari që i kërkoi ndihmë për t'u kthyer në atdhe. Kryeministri Edi Rama u shpreh dje se lista e shqiptarëve të mbetur jashtë vendit që do të kthehen në atdhe tashmë është e mbyllur. Kreu i qeverisë tha se në atdhe është kthyer numër i kufizuar personash, i atyre që nuk kishin asnjë mundësi financiare për të qëndruar jashtë, apo i studentëve.

Deklarata e plotë
Shqiptarëve nuk mund t’u mohohet e drejta per t’u kthyer në vendin e tyre! Është një e drejtë kushtetuese e cila duhet të realizohet nga çdo shtet I përgjegjshëm nëpërmjet operacioneve të organizuara shtetërore. Shteti është i detyruar të vendosë në funksion të këtij qëllimi të gjitha mjetet dhe mundësitë për të realizuar shpëtimin e qytetarëve të tij. Është e pa pranueshme, cinike dhe jo-shtetarë përgjigja e kryeministrit se nuk ka më vende për Shqiptarët për t’i kthyer në vendin e tyre. “Nuk ka më vende”, është togfjalëshi më braktisës me të cilin i është drejtuar shqiptarëve ndonjëherë një kryeministër. “Listat janë bërë prej kohësh” ,“vendet janë mbushur” janë togfjalëshat më diskriminues që evokojne diferencimin mes qytetarëve të një shteti, ditët që kërkohet më shumë se kurrë solidariteti njerëzor e kombëtar. Një Kryeministër i përgjegjshëm duhet të kishte kuptuar se askush nga shqiptarët jashtë Shqipërisë nuk kërkon të bëjë shëtitje këto kohë të vështira, por janë në pamundësi për të jetuar në vendin që kjo kohë I ka gjetur, kanë prindërit apo njerëz të pamundur në Shqipëri vetëm e pa përkujdesje, e me qindra motive të tjera të justifikuara për t’u kthyer.

Këtu është përgjigjen qe konsullja e përgjithshme Anila Pojani i ka kthyer një qytetari me sëmundje te rende, i  mbetur ne Itali pas një operacioni të vështirë. Përgjigja është e datës 27 mars. Aty thuhet se “per qytetaret e Italisë nuk ka plan aktiv per t’u kthyer.” sic shihet 2 jave pasi ka mbyllur kufijtë me Italinë shteti shqiptar nuk ka një plan konkret riatdhesimi per shqiptaret e ndodhur ne Itali apo ne vende te tjera. Nëse kryeministri apo kushdo kërkon ta shesë braktisjen e qytetarëve shqiptarë jashtë kufijve si një “mbrojtje të Shqipërisë nga ata”, I kujtojmë atij se ata janë Shqipëria, ata janë ne, janë motrat, vëllezërit, fëmijët, prindërit tanë të cilët Shqipëria nuk i braktisim as në të mirë e aq më pak në të keq. Sakrifica më sublime duhet bërë për të evaku-uar qyetarët Shqiptarë në nevojë! Ndërkohë ballafaqohemi me një qëndrim arrogant e jo-njerëzor të kryeministrit në kufijtë e absurdit. Ky absurditet merr përmasa krimi shtetëror për faktin se qeveria I ka të gjitha mundësitë për të realizuar këtë operacion shtetëror. Kjo është dita kur vendi ka më shumë nevojë për të përdorur shërbimin e ambasadave dhe të linjës ajrore shtetërore “Air Albania”.

Mesazhi i postuar nga Arben Kashahu

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ju te PD-se: 30/03/2020 18:02

    Duhet tu mbyllesh ne nje qivur ose me mire kremstariumi ju ben derman

    Përgjigju
    • Bobi: 30/03/2020 22:11

      Ktyre u ben derman vetem Auschwitz ose Spaci. Aty e kuptojne sa u vlen lekura

  • Jani: 30/03/2020 17:09

    Qendrim i drejt ebkonsullates

    Përgjigju
  • Jani: 30/03/2020 17:06

    Pergjigja e konsulles shume e sakte e sqaruse

    Përgjigju
  • PD rrac muti: 30/03/2020 16:31

    Arben Kashahu edhe ti byth lepires je si te gjithe ju te PD-se, si nuk doli nje njeri nga ju mor te mallkuar te thote ndonje fjale te mire ti jap kurajo popullit, o njerez pa shpirt, pa moral,injorante pa shkoll.

    Përgjigju
  • Hinglateri: 30/03/2020 16:28

    Thihet qe Berishes i ja rene parainftakt Bashrs i ja ngjitur me teper shalet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg