PD: Rama i paaftë për të lobuar
në të mirë të kombëtares kuqezi

PD: Rama i paaftë për të lobuar<br />në të mirë të kombëtares kuqezi
TIRANE - Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama për mungesën e vëmendjes ndaj kombëtares shqiptare, pas publikimit të vendimit të UEFA-s, për humbjen e ndeshjes në tavolinë.
 
Gerti Bogdani shprehet se Rama harxhon miliona lekë, teksa është i paaftë për të lobuar në të mirë të kombëtares sonë, ndërkohë që makineria serbe e diplomacisë ishte efektive.

Deklarata e plotë e Gerti Bogdanit

Kryeministri shqiptar shpenzon miliona dollarë për lobizëm personal, miliona lekë për udhëtime turistike në SHBA, u jep qindra mijë euro miqve të vet pronarë mediash për organizime konferencash, por nuk gjen asnjë minutë kohë e asnjë qindarkë për të lobuar për Shqipërinë e kombëtarën tonë për vendimin në UEFA.

Ndërkohë që makineria e diplomacisë serbe u vu në lëvizje menjëherë dhe mbyti mediat ndërkombëtare me shtrembim faktesh, kryeministri ynë u mjaftua me disa statuse në facebook dhe disa cicërima në twitter.

Kjo padrejtësi e vendimit të UEFA vjen jo vetëm si rrjedhojë e lobimit serb, por edhe si mungesë e angazhimit të shtetit tonë. Ky absurditet vendos shenjën e barazimit mes mllefit, racizmit dhe dhunës serbe dhe heronjve të kombëtares sonë.

 



Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë

Austri/ Orteku vret 2 skiatorë në alpet e Tirolit, kërkime dhe për një të tretë