TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama se po i shet si suksese të asaj punët që ka nisur Lulzim Basha si kryetar i Bashkisë.

Në një video të publikuar nga zëdhënësja e kësaj partie, Ina Zhupa janë risjellë në vëmendje disa deklarata sipas së cilët, Pazari i Ri, Bulevardi i Ri,Parkun te Liqeni kanë qenë premtime të Bashës, por të bllokuara nga qeveria e Rama, e më pas të përfunduara nga ai. Zhupa thekson se kjo video 56 sekonda mjafton për të dalë në përfundimin se Rama është  një mashtrues.

"Edi Rama është një mashtrues arrogant dhe hajdut psikik që ka vetëm një ideal, një aspiratë, një moral: paranë. Për para po grabit dhe shet gjithë Shqipërinë. Për para bën aleancë me krimin dhe me çdokënd", shkruan Zhupa.