PD: Rama po politizon sportin, kërkon të emërojë Fidel Yllin në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar

PD: Rama po politizon sportin, kërkon të emërojë Fidel Yllin në krye të Komitetit Olimpik Shqiptar

Partia Demokratike ka denoncuar kryeministrin Rama se po tenton të politizojë sportin, një organizëm i pavarur.  Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi shprehet se Rama po tenton të vendosë si president të Komitetit Olimpik Shqiptar deputetin e tij Fidel Ylli.

Vokshi shprehet përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën dhe kundër çdo standardi botëror. Ish deputetja demokrate thotë se qeveria në vend që të ndihmojë banorët që janë prekur nga përmbytjet mendon vetëm për vete.

“Këto janë ditë të vështira për shumë prej jush. Me mijëra njerëz janë dëmtuar nga përmbytjet, por nuk kanë mbështetje. Me mijëra të tjerë jetojnë akoma në çadra. Qindra e mijëra janë të papunë, por qeveria nuk bën ndonjë përpjekje për t’i punësuar. Hallet e njerëzve janë të shumta, por Edi Rama mendon vetëm për vete.

Së fundmi, plani i tij është të uzurpojë edhe sportet, duke targetuar politizimin e Komitetit Olimpik Shqiptar përmes emërimit të shërbëtorit të tij, Fidel Ylli. Qeveria që ha mish me flori në Dubai ka zhbërë rregullat që pengonin kontrollin nga politika të sportit.

Deri pak kohë më parë, në statutin e Komitetit Olimpik, që miratohet nga Ministria e Arsimit, përcaktohej se “nuk lejohet që politikanë aktivë të konkurrojnë për të qenë në organet drejtuese të Komitetit”. Arsyeja për të cilën ky përcaktim është hequr ka lidhje me vendimin e Edi Ramës për të zgjedhur president të Komitetit Olimpik Shqiptar deputetin e tij Fidel Ylli. Përfshirja e një politikani aktiv, deputet i Partisë Socialiste është tentativë për të prishur garën, është emërim i dhunshëm i një politikani në sport, kundër çdo standardi botëror.

Plani i Edi Ramës për të kapur edhe organizmat e pavarur të sportit është i dëmshëm për sportin dhe si i tillë i papranueshëm. Për Partinë Demokratike, Komiteti Olimpik Shqiptar duhet të mbetet një organizëm i pavarur, në mënyrë që të mos i shërbejë interesave të pushtetit, por sportistëve të talentuar dhe imazhit të Shqipërisë në botë”, shprehet Vokshi.

Para disa ditësh KOKSH zhvilloi në kushte të pazakonta një mbledhje të jashtëzakonshme, ku u shkarkua presidentit Viron Bezhani me 45 vota pro dhe 9 kundër. Sakaq Bezhani ka deklaruar për Report TV se çështjen do ta çoj në prokurori, pasi pretendon se politika po ndërhyn në mënyrë vendimtare në KOKSH.  

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • klaudia: 16/01/2021 19:10

    PO cilin te veme moj debile,,te veme ndonje malok qe ta shkatarroje sportin,,ptu,ptu,rrace e keqe...

    Përgjigju
  • Zenun Ruli: 16/01/2021 08:57

    Kjo gruaja me fytyr burri të shëmtuar albana vokshi krye hajdutja e partis wc pd është si ato konet që vetëm lefin. Panvarsisht që vet është si doss por kjo lef si kone.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës

Protesta/ Nga ora 09:45 bllokim qarkullimi në bulevardin pranë Bashkisë së Tiranës! Policia thirrje: Shmangni aktet e dhunës