Kryebashkiakët e PD-së: Zoti kryeministër! Nëse Meta cakton datë të re zgjedhjesh, ne do të respektojmë ligjin

Kryebashkiakët e PD-së: Zoti kryeministër! Nëse Meta cakton datë të re zgjedhjesh, ne do të respektojmë ligjin

Këtë të premte, bashkitë e drejtuara nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, i dërguan një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku kërkojnë që të lirohen hapësirat që janë përcaktuar për vendosjen e KZAZ-ve për zgjedhjet lokale, pas dekretit të Presidentit Meta për të anuluar 30 Qershorin. KQZ në një reagim bëri thirrje për reflektim që të mos cënohet procesi zgjedhor, përndryshe KQZ "në përmbushje të detyrës dhe përgjegjësive të tij, do të ndërmarrë veprimet sipas përcaktimeve të ligjeve në fuqi për të shmangur çdo pengesë apo qëndrim që tenton të cenojë mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 30 qershor 2019"

Kjo situatë ka bërë që kryetarët e bashkive t'i drejtohen me një reagim kryeministrit Edi Rama, ku thonë se nëse Presidenti Ilir Meta do të shpallë një datë të re zgjedhjet, atëherë janë gati për të respektuar ligjin. Me këtë qëndrim, ata dalin kështu hapur kundër Lulzim Bashës, krytarit të PD-së, i cili ka krijuar edhe "Aleancën Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë", që synon të pengojë procesin zgjedhor të 30 qershorit. Kryebashkiët, në këtë reagim, lënë të kuptuar se në një datë të re zgjedhjet të dekretuar nga Presidenti Ilir Meta, do ta njohin atë, dhe nuk do të ndërmarrin hapa për pengimin e procesit. Ndryshe nga kryedemokrati Basha i cili nuk sheh asnjë mundësi për proces të qetë  zgjedhor nëse ato mbahen me Edi Ramën kryeministër, kryebashkiakët e PD-së, duke ju drejtuar me fjalën "Zoti kryeministër" nuk përmendin në asnjë radhë dorëheqjen e tij si kush për t'i njohur zgjedhjet. Por thonë se do të duhet vetëm një datë e re nga Presidenti Ilir Meta që të shprehin gatishmërinë e tyre për të respektuar maksimalisht ligjin - siç ata shprehen. Reagimi i tyre është shpërndarë në grupin në Ëhatsapp ku Partia Demokratike shpërndan zyrtarisht njoftimet e saj.

Reagimi i kryebashkiakëve të PD

"Zoti Kryeministër! Je kokë e këmbë në paligjshmëri!

Qeveria e drejtuar prej teje ka botuar në Fletoren Zyrtare dekretin e Presidentit. Siç mund ta dish fare mirë, në Fletoren Zyrtare publikohen aktet ligjore të detyrueshme për zbatim në Republikën e Shqipërisë. Mos u lodh me urdhra pa vlerë që nxisin militantët e tu në KQZ të na kërcënojnë me ndjekje penale, sepse,  përsa kohë nuk ekziston një datë zgjedhjesh, as zgjedhjet nuk ekzistojnë..

Kushdo që vepron ndryshe, është në paligjshmëri!

Zoti Kryeministër, kur Presidenti të shpallë një datë të re zgjedhjesh, atëherë gatishmëria jonë për respektimin e ligjit, do të jetë, si gjithmonë, maksimale.

Hallin e datës 30 nuk ta zgjidhim dot ne!

Je që je kot dhe sillesh nëpër Shqipëri si qyfyrexhi, jepi urdhër KQZ-së të shpallë menjëherë nisjen e negociatave me BE-në!

Vetë kryeministri Edi Rama u kërkoi më herët kryebashkiakë demokratë të mos bien viktimë e katërshesh SB/IM/LB/MK duke ju referuar Sali Berishës, Ilir Metës, Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. "Referojuni ligjit jo hallit të tyre të madh e as zhurmës së tyre të kotë.Nuk ju nxorri PS nga gara po ata dhe ata duhet të përgjigjen para jush, jo ju para tyre.Ligji s’ka mëdyshje", tha Rama.

Bashkitë e drejtuara nga PD-ja

Bashkia Shkodër
Voltana Ademi

Bashkia Kamëz
Xhelal Mziu

Bashkia Lezhë
Fran Frrokaj

Bashkia Pogradec
Eduart Kapri

Bashkia Kukës
Bashkim Shehu

Bashkia Vau i Dejës
Zef Hila

Bashkia Devoll
Bledjon Nallbati

Bashkia Mallakastër
Agron Kapllanaj

Bashkia Mat
Nezir Rizvani

Bashkia Vorë
Fiqiri Ismaili

Bashkia Selenicë
Përparim Shametaj

Bashkia Tropojë
Besnik Dushaj

Bashkia Dropull
Arqile Deçka

Bashkia Përmet
Niko Shupuli

Bashkia Klos
Basir Çupa

Bashkitë e drejtuara nga LSI
Skrapari
Nesim Spahiu

Cërriku
Altin Toska

Delvina
Rigels Balili

Bulqiza
Melaim Damzi

Kuçova
Selfo Kapllani

Prrenjasi
Miranda Rira

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • bjerini se i bini mire: 14/06/2019 18:07

    e botuan per shaka o delenxhinj.aty ku keni arritur po hyte ne zgjedhje do shenoni humbjen me te madhe te historise dhe turpin do ta hani me buke si gjithmone!!.na vodhi thate heren e fundit kur kishit dhe GARDIANET e vote se lire te lulit qe mburrej neper televizione dhe shante lsi ne .ikni se skeni as eren e as fjalen e burrit!!jeni TURPI i ketij kombi

    Përgjigju
  • Xoxo: 14/06/2019 18:03

    Ju te pd e kishit nje date zgjedhje mga presidenti me pare pse nuk e zbatuar?...jeni ne rruge pa krye fhe udhehiqeni nga njerez injorant,te pa aft dhe pa vizjon.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime