Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Eduard Selami, i kërkoi të mërkurën prokurorisë të zgjerojë hetimin deri tek përgjegjësi kryesor, për ngjarjen e ndodhur në Parlament, në seancën plenare të 10 korrikut të këtij viti, ku u dhunua deputeti Strazimiri.
Selami tha se " falë mediave të pavarura u zbulua se çfarë ndodhi në seancën e 10 korrikut, ku u godit deputeti Strazimiri vetëm pak minuta pasi ky i fundit mbajti një fjalim në Kuvend, ku akuzoi maxhorancën si të lidhur me krimin". "Një dhunë fizike ligjërisht e dënueshme që nuk ka vend në shoqëri, ushtrohet nga dy deputetë të maxhorancës në pamundësi të përballen me forcën e argumentit", tha ai.
"Bazuar në legjislacionin shqiptar, Partia Demokratike i kërkon organeve të drejtësisë, të zgjerohet baza e hetimit, pasi porositësi i dhunës është përgjegjësi kryesor dhe më i dënueshmi nga ligji" përfundon Selami. /ATSH/
/Shqiptarja.com