PD: Shpëton fëmijën e arrestohet 
OSHE: PD mbron idenë e vjedhjes

PD: Shpëton fëmijën e arrestohet <br />OSHE: PD mbron idenë e vjedhjes
Deputetja e Partisë Demokratike për qarkun Shkodër, Voltana Ademi ka reaguar për arrestimin e Naim Dylit, i cili rilidhi energjinë për t’i shpëtuar jetën djalit të tij por u prangos nga policia.

Sipas Ademit, trajtimi ndaj babait të arrestuar nga ana e policisë, është prej krimineli, duke dënuar kështu prangosjen e Naim Dylit.
Rasti i arrestimit të Naim Dylit ka bërë që selia blu të lëshojë një lum akuzash ndaj Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë i cili me aksionet në terren është duke prangosur dhjetra persona që rezultojnë debitorë, por e kanë rilidhur energjinë elektrike.

Por në një reagim të saj, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike thekson se nga ana e saj opozita vijon të mbrojë vjedhjen e energjisë elektrike. Nga ana e saj OSHEE ripërsërit qëndrimin për të luftuar vjedhjen e energjisë dhe çdo lloj forme të abuzimit. 

Por në një reagim tjetër, Partia Demokratike e ka cilësuar OSHEE si mashën e verbër të Ramës e cila përmes dhunimit sistematik ndaj qytetarëve, u ka marrë jetën disa njerëzve që ishin nën akuzë për mospagesë energjie.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja