PD shpall listat, Berisha jashtë
disa ish-ministra, fut 3 deputetët PS

PD shpall listat, Berisha jashtë <br />disa ish-ministra, fut 3 deputetët PS
TIRANE - Kryesia e PD ka përzgjedhur dje listat e kandidatëve për deputetë në të 12 qarqet e vendit. Nga ana tjetër si tek PS kanë mbetur kashtë shumë emra të spikatut të kësaj partie, por që për hir të së vërtetës ende nuk janë dëgjuar zëra kundër dhe për më tepër ndërmarrje të tilla për të dalë si të pavarur në zgjedhje apo më tepër për të kandiduar në kampin e majtë. Kështu, Jemin Gjana, Fatos Hoxha, Fatos Beja, Ilir Bano, Enkelejd Alibeaj, Selami Xhepa janë disa nga deputetët demokratë, që nuk do të jenë pjesë e listës së PD-së në zgjedhjet e 23 qershorit.

Gati të përjashtuara janë edhe deputetet Lajla Përnaska dhe Rajmonda Bulku, por edhe Ilir Rusmalin, pasi renditen në vende të vështira në listë. Ndërsa deputeti Gent Strazimiri zhvendoset nga qarku i Tiranës në qarkun e Durrësit. Në Durrës kandidojnë edhe Lufter Xhuveli që drejton partinë Agrare Ambientaliste, por dhe shefi i Policisë Bashkiake në Tiranë, Vullnet Topalli. Aty nuk munguan Albana Vokshi dhe Osman Metalla. Arben Ristani nga lagjja Kombinat në Tiranë, kalon në Vlorë dhe vendin e tij e zë Edi Paloka.

Prefekti i kryeqytetit Keltis Kruja, kandidohet në Tiranë. Në Fier listën e kryeson Sokol Olldashi, por surpriza është kandidati Kozma Dashi. Ndërsa në listat e PD-së është përfshirë edhe kreu i PDIU-së, Shpëtim Idrizi. Në lista janë edhe Ferdinand Murati e Myslym Murrizi. I rikthyeri në PD pas një periudhe të gjatë jetese në SHBA, Eduard Selami do të jetë kandidat në Elbasan. Ai mësohet se do të jetë i dyti në këtë qark, pas ministrit Arben Imami.

Ndërsa Dashnor Sula, i përfolur si një ndër deputetët që do të mbeteshin jashtë vijës së kuqe të listës, renditet i 6-ti në këtë qark. Përsëri do të kandidojë edhe Sybi Hida. Në Dibër, PD kandidon me Sherefedin Shehun, Roland Keta. I treti në listë, kreu i PLL-së, Ekrem Spahiu dhe Bedri Hoxha. Kukësin e kryeson Flamur Noka. Ndërsa Gjirokastrën Genc Ruli. Në Shkodër kryeson Jozefina Topalli, e pjesë e listës së PD-së do të jetë edhe kreu i PDK-së, Nard Ndoka. Listën e qarkut të Korçës e kryeson Ridvan Bode, e në këtë listë është edhe kreu republikan Fatmir Mediu.

Leonard Olli është bërë për herë të parë pjesë e listës, që pason me Aliollin dhe Kadillin. Diskutimet e fundit, kryeministri i mbajti në zyrën e tij. Ndërsa në orën 21 00, PD mbajti në selinë blu një mbledhje me dyer të mbyllura për të zyrtarizuar listën. Për të negociuar listën e kandidatëve, mësohet se veç Topallit ka qenë disa herë edhe Lulzim Basha, i cili këmbënguli për të përfshirë në lista edhe Grida Dumën veç Jorida Tabakut. Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, foli edhe kryeministri Sali Berisha. Ai tha se këto janë listat më të mira.

“Përfundoi procesi i hartimit të listave më të mira që zgjedhësit shqiptarë kanë patur ndonjëherë në ndonjë fushatë zgjedhore. Ka qenë një proces i hapur, me konsultime të gjera, por një proces që finalizohet me një listë të shkëlqyer, listë fitoreje”, tha Berisha mbrëmë, duke ironizuar gazetarët se kanë gabuar me listat që kanë publikuar. Berisha nuk komentoi listën e PS, por komentoi afrimin e Kastriot Islamit me partinë e tij.

“Ai u bë një nga zërat më kredibël, më të besueshëm në mbrojtje të interesit publik, për të cilin e përjashtoi kreu i tij. Ka të drejtë të pretendojë për moral çdo njeri që mbron vlerat. Nëse marrim qëndrimet e tij, ai ishte një nga zërat më të fuqishëm për votimin e ligjeve, për votimin e ligjeve në interes të qytetarëve. Unë gjykoj se morali duhet të gjykohet në përputhje me vlerat që ndërrohen ose shkelmohen. Ai ka mbrojtur vlera të vërteta” tha Berisha.

LISTA E KANDIDATËVE PËR DEPUTETË TË PD
e publikuar ne gazeten Rilindja Demokratike


QARKU TIRANE

Sali Berisha
Myqerem Tafaj
Majlinda Bregu
Halim Kosova
Florion Mima
Gerti Bogdani
Dashamir Shehi
Jorida Tabaku
Edi Paloka
Keltis Kruja
Kastriot Islami
Asllan Dogjani
Visar Zhiti
Arben Qirjako
Gent Deliallisi
Tritan Shehu
Ilir Rusmali
Jemin Gjana
Lajla Përnaska
Gazmend Dibra
Kreshnik Çollaku
Rajmonda Bulku
Kreuza Leka
Shkëlqim Hoxha
Fetah Hasani
Ervin Minarolli
Elvana Hana
Grida Duma
Ivi Kaso
Andia Pustina
Sahit Dollapi
Krenar Alimehmeti

QARKU DURRES

Eduart Halimi
Igli Cara
Albana Vokshi
Gent Strazimiri
Oerd Bylykbashi
Osman Metalla
Vullnet Topalli
Lufter Xhuveli
Kseanela Myderizi
Zamir Ramadani
Merita Bakiu
Arian Dedei
Mirlinda Çeka

QARKU ELBASAN

Arben Imami
Eduard Selami
Ardian Turku
Luçiano Boçi
Dashnor Sula
Arbjola Halimi
Aurel Bylykbashi
Irena Progni
Rrahim Çota
Mati Çela
Zamir Muzhaqi
Medi Shehu
Hysen Moli
Muharrem Kajolli
Bujar Cakani

QARKU KORÇË

Ridvan Bode
Eleina Qirici
Edmond Spaho
Fatmir Mehdiu
Gjergji Papa
Fatbardh Kadilli
Leonard Olli
Viktor Duro
Ledina Aliolli
Sorina Koti
Adriana Hoxha
Artan Zaimi

QARKU DIBER

Sherefedin Shehu
Bedri Hoxha
Roland Keta
Ekrem Spahia
Rrahim Kaleci
Dhurata Çupi

QARKU BERAT

Genc Pollo
Astrit Veliaj
Lefter Maliqi
Mehmet Xheka
Caush Qato
Fatbardha Bullari
Hafize Skendo
Nevila Haznedari

QARKU LEZHË

Aldo Bumçi
Gjovalin Kadeli
Albina Deda
Vasil Bicaj
Mhill Fufi
Artan Bushi
Zef Maci

QARKU SHKODËR

Jozefina Topalli
Helidon Bushati
Voltana Ademi
Nard Ndoka
Gjovalin Bzheta
Ndue Paluca
Bardh Spahia
Gjok Uldedaj
Ramiz Cobaj
Merita Gradeci (Ahmetagaj)
Armir Grimaj

QARKU GJIROKASTËR

Genc Ruli
Spiro Ksera
Alije Kokalari
Veledin Zaçe
Arjan Kasaj

QARKU KUKËS

Flamur Noka
Besnik Dusha
Alban Zeneli
Ismet Jaku
Mimoza Hajdarmataj

QARKU FIER

Sokol Olldashi
Mesila Doda
Kozma Dashi
Shpëtim Idrizi
Bedri Mihaj
Myslim Murrizi
Florjan Dani
Ibrahim Morina
Tomor Allkushi
Ilir Bele
Ramadan Krasniqi
Irma Idrizi
Alketa Lugaj (Xhemali)
Saimir Korreshi
Ketrin Xhika
Agim Isufaj

QARKU VLORE

Astrit Patozi
Arben Ristani
Liljana Elmazi
Ardjan Kollozi
Leonard Sinani
Ylli Piro
Vesel Koçia
Hysni Sharra
Shkëlqim Lepenica
Daniela Beqiri
Manjola Nikollo
Fejzi Ali
Lorena Kore

Shkrimi u botua sot në gazetën shqiptarja.com (print) 07.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

Lajmi në përditësim të vazhdueshëm
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër

2024 viti i ‘superlekut’, BSH bleu 313 mln euro për stabilizimin e monedhës europiane, planifikon më shumë vitin tjetër