PD: Shqipëria po shkon drejt një krize energjetike të qëllimshme

PD: Shqipëria po shkon drejt një krize energjetike të qëllimshme

Akil Kraja

Akil Kraja, anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, ka paralajmëruar një krizë të mundshme energjetike në Shqipëri, që e cilëson si “të qëllimtë”, duke iu referuar nivelit të ulët të ujit në liqenin e Fierzës.

Kraja nënvizon se “rezerva hidrike e Fierzës ka zbritur drejt kuotës 267 metra,” që sipas tij do të thotë një kapacitet prodhimi prej vetëm 423 milionë kilovat-orë. Më tej Kraja tha se sipas rregullores, niveli në këtë periudhë duhej të ishte 289 metra, që do të siguronte rreth 1 miliard e 106 milionë kilovat-orë.

Kjo mungesë energjie sipas Krajës do t’u kushtojë taksapaguesve minimalisht mbi 80 milionë euro.

“Për të mbushur këtë mungesë nga prodhimi vendas, ministria dhe agjencitë nën përgjegjësinë e ministres Balluku do të duhet t’i adresohen blerjeve në bursë. Por siç është bërë tanimë zakon, Shqipëria e shet lirë dhe e blen shtrenjtë energjinë e saj. Mbase, edhe për të vendosur në punë sa për spektaktlin e radhës dy TEC-et lundruese të Vlorës të cilët kushtojnë çdo ditë 94 mijë dollarë dhe që kanë përthithur pa u vënë asnjë ditë në punë mbi 46 milionë dollarë”, theksoi Kraja.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës

'Topalli me diasporën, nuk e di a do ketë energji?!' Meçe në 'Studio Live': Nuk e shoh normale që sekretet e shtetit të jenë tek telefoni i Monikës