Partia Demokratike do të zhvillojë ditën e sotme një protestë përpara kryeministrisë që do të nisë në orën 17:00.

Protesta është thirrur me motivin për të rrëzuar qeverinë aktuale nga pushteti dhe hapjes rrugë një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të lira, pasi demokratët pretendojnë për vjedhje të votave më parlamentaret e 11 majit.

Në terren janë angazhuar 1350 efektivë të Policisë së Shtetit me qëllim ruajtjen e rendit dhe të sigurisë. Ndërkohë godina e kryeministrisë është siguruar në pjesën e jashtme me veshje metalike në rast se do të krijohen trazira.

Sakaq, Ambasada AmerikaneTiranë u është drejtuar qytetarëve amerikanë për të shmangur protestën, dhe të jenë të kujdesshëm. Për çdo rast, Ambasada ka vendosur në dispozicion dhe format e kontaktit në rast emergjence.

Lajmi në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:02
Postimi qesharak i Flamur Nokës me Photoshop: Kështu do jetë 'përmbytja' e bulevardit

1769267095_80001769260878ximg1389306.jpeg

Nuk kishte se si të mungonte pak orë para protestës së opozitës edhe një postim qesharak nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Ai ka publikuar një foto të montuar me fotoshop me disa persona në bulevard, duke i paraqitur si mbështetes të opozitës.

Në postimin e tij Noka shkruan:

“E vetmja ‘përmbytje bulevardi’ që #Rama nuk akuzon dot natyrën Sot, ora 17:00"/ Tema

Ora 15:46
FOTO-LAJM/ Deputeti i PD-së meze e raki para proteste: Niset me 5 demokratë me 2 gishta për të rrëzuar qeverinë në Tiranë

1769266082_boci.jpg

Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Fierit, Luan Baçi, ka postuar një foto në profilin e tij ku shihet duke ngrënë e pirë me 5 demokratë përpara nisjes për protestë, të cilët kanë dalë fotografi me dy gishtat lart.

“Para nisjes për protestë, me miq dhe kolegë të mirë dhe të pandalshëm, Sali isufaj, Lul Mirofski, Luigj, Majaci, Bilbil Sadiku, dhe Skelqim Pashollari, në orën 17 të gjithë në shesh në Tiranë!” – shkruan Baçi në foton e postuar.

Ora 13:51
Protesta e PD para kryeministrisë, 1350 efektivë në terren! Nga ora 15:00 nis bllokimi i rrugëve

Rreth 1350 efektivë të Policisë së Shtetit janë angazhuar ditën e sotme për protestën e lajmëruar nga Partia Demokratike. Protesta e PD-së do të nisë në orën 17:00 dhe do të zhvillohet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” përpara kryeministrisë.

Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit do të bllokohet lëvizja e makinave në bulevardin ”Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”.

Bllokohen dy rrugët rreth Piramidës, “Ismail Qemali dhe “Papa Gjon Pali II’, si edhe rrugët që degëzohen nga Bulevardi drejt ish-Bllokut.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Policia e Tiranës u bën thirrje qytetarëve të përdorin rrugë alternative dhe apel protestuese të distancohen nga veprimet e kundërligjshme.

Ora 13:44
Partia Demokratike në protestë, Ambasada Amerikane u drejtohet qytetarëve të vet: Shmangni demonstratën dhe tregoni kujdes

Ambasada Amerikane në Tiranë u është drejtuar qytetarëve amerikanë për të shmangur protestën, dhe të jenë të kujdesshëm. Për çdo rast, Ambasada ka vendosur në dispozicion dhe format e kontaktit në rast emergjence.

Paralajmërim për Demonstratë: E shtunë, 24 janar 2026, në orën 17:00

Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëri

Mesazh për qytetarët amerikanë

Subjekti:  Alarm Demonstrimi

Një demonstratë është planifikuar të zhvillohet të shtunën, më 24 janar 2025, në orën 17:00. Protestuesit planifikojnë të mblidhen te ndërtesa e Kryeministrisë, e vendosur në Bulevardin Dëshmorët e Kombit midis Sheshit Nënë Tereza dhe Sheshit Skënderbej. Pritet prani e shtuar e policisë, mbyllje rrugësh dhe ndërprerje të trafikut. Policia e Shtetit Shqiptar ka njoftuar se protestuesit mund të bllokojnë kryqëzimet në pjesë të ndryshme të qytetit të Tiranës. Personelit të Ambasadës Amerikane është këshilluar të shmangë demonstratën. Monitoroni median lokale dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit për informacionet më të fundit.

Ndërkohë që protestat dhe tubimet e mëdha shpesh fillojnë në mënyrë paqësore, situatat mund të ndryshojnë shpejt. Udhëzimi ynë i përhershëm është të shmangni zonat e protestave. Nëse jeni në qytet, ju lutemi qëndroni vigjilentë dhe i jepni përparësi sigurisë suaj personale. Forconi qëndrimin tuaj të sigurisë duke praktikuar zakonet e mëposhtme:

Veprimet që duhen ndërmarrë:

Qytetarëve amerikanë u këshillohet të shmangin këtë ngjarje

Ji i vetëdijshëm për mjedisin përreth

Kufizoni shpërqendrimet si telefonat ose kufjet në publik

Gjithmonë keni një plan emergjence ose strategji daljeje

Mbani një profil të ulët

Ambasada Amerikane në Tiranë, Shqipëri

+(355) (0)4224-7285 (pas orarit të punës)

https://al.usembassy.gov/us-citizen-services/

Departamenti i Shtetit –  Çështjet Konsullore

Informacion mbi Vendin e Shqipërisë

Regjistrohuni në Programin e Regjistrimit të Udhëtarëve të Mençur (STEP)  për të marrë përditësime sigurie