PD sqaron deklaratën e Bashës: Nuk e kemi etiketuar anëtarësinë 'anti-amerikane'! Berisha e sulmon: Ish-kryetari shpalli non-grata bazën e partisë
Sali Berisha dhe Lulzim Basha
Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike është shoqëruar sërish me debate ditën e sotme, ku në fokus ishte përjashtimi i Sali Berishës. Gjatë debatit me deputetin Flamur Noka, Basha theksoi se nuk do të mblidhet asnjë kryesi apo kuvend anti-amerikan. Nga ana tjetër zyra e PD-së nxitoi që të sqaronte deklaratat brenda selisë së PD-së, se Lulzim Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë si antiamerikane në asnjë moment.
'Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale. Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.'- thuhet në njoftimin e PD.
Këto deklarata i ka komentuar edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e ka cilësuar kryetarin aktual Lulzim Bashën, si ish-kryetar. Për Berishën, Basha tashmë ka shpallur non-grata edhe bazën e partisë apo anëtarësinë.
‘Miq, ish kryetari sot shpalli non-grata bazen e partise! Sb’’- shkruan Sali Berisha.
Postimi i Sali Berishës
Gjatë mbledhjes së ditës së sotme Basha nënvizoi se nëse do të mblidhej Kuvendi Kombëtar, kjo do të fuste në konflikt PD me SHBA dhe kjo nuk është në dobi të demokratëve. Lulzim Basha u tha deputetëve se vendimi i tij për përjashtimin e Berishës nuk ka kthim pas, dhe se kërkesa nuk ka ardhur nga zyrtarë të nivelit të tretë apo të rangut të ulët, por nga kupola e shtetit Amerikan. Madje ai pohoi edhe se është në dijeni të disa informacioneve që i di ai, Berisha dhe SHBA-ja dhe se nuk do ua tregojë kurrë asnjë prej deputetëve.
M.Q.//Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A ka politika frikë nga SPAK-u?
-
Po
68.5%
-
Jo
26.8%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 2178
Lajme të tjera
-
PD 2 amendamente për SPAK : Prokurorët të kenë ndihmesa! Tahiri u lirua në Elbasan, vendimet t’i japë vetëm GJKKO
24 Prill, 12:30
-
Basha akuza Metës: Pazarxhi kronik, nxitësi kryesor i djegies së mandateve! Xhaçka sërish në Kushtetuese? Shërbim ndaj Ramës! Begaj të shpërndante Kuvendin
24 Prill, 11:22
-
Lufta poshtë brezit për dominimin e opozitës
23 Prill, 22:08
-
Carlo Bollino: Gazetaria 'prit e qep', kur qëllimet e Report të RAI3 dhe të Berishës koinçidojnë
23 Prill, 21:00
-
‘Prokuroria, gjykatat ishin të korruptuara’, Ngjela: SPAK arritje e madhe! Meta sulmon Dumanin se kërkon mbrojtje publike, ka humbur ekuilibrin
23 Prill, 19:49
-
Avokat Beqiri: Berisha po lobon për të hequr arrestin, pazaret bëhen në Milano! Në dispozicion 1 miliardë dollarë! I përfshirë edhe Meta
23 Prill, 18:27
-
Sali Berisha theu arrestin, avokat Beqiri: Shkelje e pastër e ligjit, SPAK duhet ta çonte në burg, pse nuk veproi?
23 Prill, 17:48
-
Rama tur takimesh me diasporën, PD: Shfaqja e radhës, ka penguar votën e emigrantëve
23 Prill, 14:54
-
Baza i çon Bashës emrat për kandidatët e zgjedhjeve të 2025! Dega Lezhë: 25 propozimet do kalojnë në ‘sitën’ e Kryesisë
23 Prill, 11:53
-
'Partizani', raporti i DASH rrëzon pretendimet e Berishës: S'ka të arrestuar politik! Ish-kryeministri po hetohet për korrupsion! Dhëndri i tij fitoi 5 milionë dollarë
22 Prill, 21:00
-
DASH raport për Shqipërinë: Probleme në pavarësinë e gjyqësorit! 'S'ka arrestime politike'! 'Syri' spiunoi gazetarët e vet për të siguruar nëse respektonin linjën politike të pronarëve
22 Prill, 20:21
-
Distanca 'higjenike' Berisha-Meta
22 Prill, 20:11