TIRANE - Partia demokratike i kujton kandidatit të të majtë për bashkinë e Tiranës premtimin e pambajtur për ngritjen e qendrës kombëtare Tranzicionale e Emergjencave për komunitetin rom. Drejtuesi i departamentit për cështjet sociale në PD Kastriot Sulka tha se Erion Veliaj mashtroi romët ndërsa nuk bën transparencë të fondeve të investuara për këtë projekt.
Fjala e plotë e Sulkës për VeliajnNë shtator 2013, Erion Veliaj mori “ish repartin e Kimisë” nën administrimin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale, për të ndërtuar një Qendër Tranzicionale Emergjence për romët. Një vit më pas, në shtator 2014, qeveria dhe dy donatorë hodhën para pa hesap që të ndërtohet “Qendra Kombëtare Tranzicionale e Emergjencave”.
Sasia e parave mbeti e fshehtë, kontraktori fitues i punimeve mbeti i fshehtë, u rregulluan shpejt vetëm 10 dhoma ndërsa të tjerat u lanë siç ishin ndonëse sasia e parave ishte gjigande. Nga frika e publikimit të abuzimeve të shumta me fondet, Qendra është si kamp-burg ku nuk lejohet hyrja pa autorizimin e Shërbimit Social Shtetëror, pra askush përveç të besuarve të Erionit.
Gjendja e Qendrës është shumë e rënduar siç shihen në fotot bashkëngjitur. Duket qartë që romët flenë në korridore, nuk ka divane dhe as dyshekë, nuk ka drita dhe romët e kësaj godine nuk marrin as ndihmë ekonomike madje as ushqime. Romët vuajnë edhe nga një presion i madh psikologjik për të mos nxjerrë shqetësimet e tyre në publik.
Erion Veliaj premtoi, por ka vetëm fjalë dhe i mashtroi romët dhe njerëzit në nevojë. Erioni ishte Ministri përgjegjës për t’a realizuar këtë premtim. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia permendim çdo ditë qysh prej 2 javësh dhe ia publikojmë në ëebsite. Erioni premtoi por mashtroi.
Papagalli i Ramës, premton por ka vetëm fjalë pasi kurrë nuk realizon.
Erioni premton prapë veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i mashtrojë sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Ka dy javë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër premtim të thyer dhe nga një tjetër mashtrim. Votuesit nuk janë lodra që të mashtrohen përsëri.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
10.1%
-
Jo
89.3%
-
Nuk e di
0.6%
Vota total: 16775
Lajme të tjera
-
Çfarë mendojnë amerikanët mbi aktpadinë ndaj Trump?
31 Mars, 22:43
-
Panik në ndeshjen Marseille-Montpeiller, lojtari humb ndjenjat në minutën e 17-të
31 Mars, 22:39
-
‘Kush futet ilegalisht në Britani, nuk do përfitojë kurrë azil’/ Zyrtarja britanike në OKB kundërshton qeverinë e Sunak: Përmbys sistemin global për mbrojtjen e refugjatëve
31 Mars, 22:38
-
'Fishta' ulet në Rinas, Rama: Shkon në 4 flota jonë e avionëve të kompanisë së flamurit
31 Mars, 22:21
-
Një italian i dënuar për mashtrim, paraqitet si dëshmitar i inceneratorëve në Syri TV
31 Mars, 22:16
-
Akuzohen për përdhunim dhe trafik qeniesh njerëzore, Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga burgu dhe vendosen nën arrest shtëpiak
31 Mars, 22:08
-
Berisha asgjësoi PD-në, grupi i ‘qylit’ pa fuqi, demokratët ‘jetimë’
31 Mars, 22:06
-
’14 maji’/ Analisti Karaj: Alibeaj të dorëzojë vulën, duhej të futej në zgjedhje me 61 kandidatë! Kthupi: Meta-Berisha s’kanë program politik! Sulaj: Në qershor do ketë zgjedhje në PD
31 Mars, 22:04
-
U godit për vdekje me thikë nga burri në Itali, fqinjët flasin për 56-vjeçarjen shqiptare: Ajo jetonte me frikë, kishin debate të vazhdueshme
31 Mars, 22:03
-
Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës
31 Mars, 21:51
-
SPECIALE/ ‘Rrugës’, ekspozita që takoi artin e dy miqve artistë! Nga ‘Betimi i Hipokratit” tek kontrasti bardh e zi, Koko e Shijaku sjellin 32 punime në skulpturë dhe grafikë
31 Mars, 21:39
-
Berisha nxjerr ‘kartën’ e PPSH/ Kryekomunisti Marko Dajti kandidon për Bashkinë e Tiranës me firmën e Flamur Nokës
31 Mars, 21:35