PD ka sulmuar politikisht faqen zyrtare të Ambasadës së SHBA fill pas deklaratës zyrtare të tyre për t'u tërhequr nga vendimi ëpr djegien e mandateve. Ajo që bie më shumë në sy është se komentet kanë ardhur në nëj kohë shumë të shkurtër dhe nga persona mbështetës të PD, që bën të mendohet se ky mund të jetë një sulm i paramenduar nga të Selia Blu. Personat që bien në sy janë avokati Altin Goxhaj si dhe Jetmir Olldashi të cilët e quajnë qesharake deklaratën e SHBA dhe e konsiderojnë si shërbëtore të Ramës. Kur ndërkohë ditën e sotme Basha nuk komentoi për qendrimin e SHBA. 

Duket se PD nuk po e bën ballë për ballë qendrimin e saj kundrejt SHBA apo faktorëve të tjerë ndërkombëtarë por me anë të eksponentëve të saj nëpërmjet rrjeteve sociale dhe sulmeve abstrakte.

Ambasada amerikane deklaroi se kërcënimet e partive opozitare, si PD dhe LSI me djegien e mandateve minojnë parimet e demorkacisë dhe sabotojnë përparimet e rëndësishme që ka bërë Shqipëria. Ajo i bëri thirrje deputetëve që t'i japin fund thirrjeve për lënien e mandateve pasi do të zhgënjenin njerëzit të cilët kanë priviligjin t'u shërbejnë. 

Komentet në faqen e Ambasadës së SHBA në Facebook