PD: Urdhëruan sekueston e 31 pasurive të Habilajve, pak minuta më vonë prokurorët ndëshkohen

Tirane- Përmes përfaqësuesit të saj ligjor, Partia Demokratike hedh të tjera akuza në drejtim të kryeprokurores Arta Marku. Sipas Gazment Bardhit, transferimi  i 3 prokurorëve të Krimeve të Rënda dhe procedimi disiplinor për 10 prej tyre, është pjesë e një skenari të urdhëruar nga Edi Rama, për të shantazhuar prokurorët që janë në betejë të përditshme me krimin e organizuar, pushtetarët e lidhur me të dhe qeveritarët e korruptuar. 

Transferimi i njërit prej prokurorëve dhe procedimi disiplinor i një prokurori tjetër, të dosjes së Saimir Tahirit, vetëm pak orë pasi kishin urdhëruar sekuestrimin e plot 31 pasurive të grupit kriminal “Habilaj”,  është një mesazh i qartë për drejtësinë: Kush vepron ndaj bandave të lidhura me pushtetin, largohet nga detyra, ndëshkohet dhe sulmohet.

Gazment Bardhi

 

Ky është urdhri i sekuestrimit të pronave të grupit kriminal Habilaj, i firmosur nga prokurorët e Krimeve të Rënda

Sipas Gazment Bardhit, këta prokurorë u ndëshkuan vetëm pak orë më pas nga Arta Marku të cilën e quan "shërbëtorja e Edi Ramës dhe e krimit të organizuar në krye të Prokurorisë". 

Por pavarësisht akuzuave të PD-së, burime të Report TV sqaruan se hetimi disiplinor për prokurorët erdhi pasi nuk pranonin të merrnin përsipër dosjen Shullazi, në një kohë që prokurori i çështjes Ened Nakuçi nuk ndodhet në Shqipëri për arsye shëndetësore siç ka njoftuar ai.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Highlanderi: 23/09/2018 19:07

    Ja dhe b... q... Kavajes.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja