PD zgjedh krerët e departamenteve e
sekretariateve, mes tyre dhëndri i Berishës

PD zgjedh krerët e departamenteve e<br />sekretariateve, mes tyre dhëndri i Berishës
TIRANE- Partia Demokratike ka bërë sot rikonfigurimin e strukturave drejtuese të saj. 11 orë pas mbledhjes së parë të Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike dhe votimit për të zgjedhur 22 krerët e departamenteve dhe 6 sekretariateve, janë bërë publike edhe emrat e të zgjedhurve. Mes të përzgjedhurve nuk mungojnë emra të njohur nga PD, siç është një prej tyre ish-zëdhënësja e PD Laura Vorpsi e zgjedhur si drejtuese e Departamentit për Integrimin Europian, ndërsa dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi, është zgjedhur në krye të departamentit për Ambientin, Pyjet e Turzimit.
 
Ditën e sotme u zgjodhën edhe nënkryetarët dhe Sekretari i Përgjithshëm të Partisë Demokratike.
 
Kanë qenë të shumtë dhe ata që kanë aplikuar për të qenë në krye të departamenteve apo sekretariateve. Gara mes aplikuesve ka qenë e fortë. Për të qenë në krye të 22 departamenteve kandiduan 65 persona. Ndërkohë që për 6 sekretariatet kandiduan 15 persona.
 
Ndërkohë, vetë kreu demokrat Lulzim Basha, nëpërmjet një udhëzimi ka publikuar detaje për departamentet ku garohet, sekretariatet dhe kushtet që duhet të plotësojnë të interesuarit.
 
Sa i përket kryesisë se re te Partisë Demokratike, ajo do të pësojë një rikompozim, për faktin se në përbërjen e saj do të jetë kryesia e grupit parlamentar. Ndërkohë jashtë listës së saj do të mbeten ish-kreu demokrat Sali Berisha, ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli dhe ish-nënkryetari tjetër Astrit Patozi.
 
 
Fituesit për sekretariatet e PD

Sekretariati për Burimet Njerëzore, Fatbardh Kadilli
Sekretariati për Organizimin, Enno Bozdo
Sekretariati për Zgjedhjet, Ivi kaso
Sekretariati për Marrëdhëniet me Publikun, Grida Duma
Sekretariati me Organizatat Partnere, Valbona Mezini
Sekretariati për Shoqërinë Civile, Nevila Xhindi
 
Fituesit për departamentet e PD
 

Departamenti për Energjinë dhe Burimet Natyrore, Zana Guxholli
Departamenti për Infrastrukturë dhe Transportin, Ervin Minarolii
Departamenti për Bujqësinë, Zhvillimin Rural dhe Agro-industrinë, Enkelejda Sollaku
Departamenti për Shoqërinë e Informacionit Endri Hasa
Departamenti për Ekonominë dhe tregun, Florion Mima
Departamenti për Financat, tregun ekonomik e bankar, Sherefedin Shehu
Departamenti për Antikorrupsionin, Lealba Pelinku
Departamenti për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore, Elvin Salianji
Departamenti për Çështjet Sociale Kastriot Sulka
Departamenti për Emigracionin dhe Diasporën, Bardh Spahia
Departamenti për të Përndjekur dhe ish-pronarët, Belind Kllici
Departamenti për Sigurinë e Rendin Publik, Bashkim Shehu
Departamenti për Drejtësinë dhe Çështjet Ligjore, Eduard Halimi
Departamenti për Pushtetin Vendor, Voltana Ademi
Departamenti për Ambientin, Pyjet, Turizmin, Jamarbër Malltezi
Departamenti për Arsimin Shkencë, Luciano Boçi
Departamenti për Kulturën, Rininë, Sportin, Arben Skënderi
Departamenti për Shëndetësinë, Tritan Shehu
Departamenti për Integrimin Europian Laura Vorpsi
Departamenti për Politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku
Departamenti për Sigurinë Kombëtare Avenir Peka
Departamenti për Administrata Publike, Endira Bushati


Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja