Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, në një status në Facebook, ka përshëndetur kalimin e PDIU-së në frontin opozitar. Kryemadhi thotë se zgjerimi i spektrit politik opozitar është në interes të shqiptarëve.
Reagimi i plotë i Kryemadhit:
Afrimi i PDIU-së në koalicionin opozitar është padyshim një zhvillim pozitiv në përpjekjet për të çmontuar dhe për t’u përballur me qeverinë banditeske të Edi Ramës.
Zgjerimi i spektrit politik opozitar është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët, që çdo ditë e më shumë po kuptojnë dhe provojnë mbi shpatullat e tyre pasojat e qeverisjes nga Edi Rama, një kryeministër që po i çon shqiptaret në zgripin e varfërisë dhe paturpësisht përdor demagogjinë për të fshehur skamjen, hajdutërinë e pushtetarëve, krimin dhe banditizmin e politikës.
Afrimi i PDIU-së në koalicionin opozitar është njëkohësisht shenjë e mbarë se opozita e bashkuar po shkon drejt zgjerimit dhe unifikimit të qëndrimit të saj me një spektër më të gjerë të politikës. Ky duket të jetë një proces i pakthyeshëm, që tashmë veç afrimit të partive politike do të prekë edhe shoqërinë civile, profesionistët e nderuar dhe të gjithë ata qytetarë që tashmë e kanë kuptuar se Shqipëria ka nevojë për një ndryshim drastik, atë të ndarjes së krimit nga politika dhe vendimmarrja.
Ky është misioni ynë si parti dhe koalicion opozitar!
Ne mirëpresim çdo bashkëpunim politik dhe jo vetëm, për të luftuar së bashku kundër së keqes më të madhe që ka parë Shqipëria këto 25 vitet e fundit, atë të kriminalizimit të politikës dhe të shtetarëve!
Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet vendosi ditën e djeshme kalimin në koalicionin opozitar. Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi pas një takimi që pati me kryedemokratin Lulzim Basha vendosi kalimin i vetëm në opozitë, pasi 3 deputetët e PDIU-së do të vazhdojnë të qëndrojnë si pjesë e mazhorancës.
3 deputetët Reme Lala, Elena Xhini, dhe Dritan Bici refuzuan të bashkohen me PD-në. Marrëveshja me PDIU-n pritet të prodhojë dy efekte, pasi deputetët e PDIU-së vazhduan me mazhorancën, ndërsa afrimi i PDIU-së tek PD ka shqetësuar kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili mund të largohet nga koalicioni opozitar, pasi ai nuk pranoi të ishte vite më parë pjesë e mazhorancës Rama, dhe dy ditë më parë zhvilloi një takim urgjent në selinë e PD-së.
PO ZONJA E PAR E VENDIT PO SHTOHET STANI ME LEPUJ .HIK NGA LENGA SHKO TE PRENGA SIDOMOS PARTIA JOTE ASHTE PARA PER PAZARE POLITIKE .JU KRYETARET E PARTIVE OPZITARE JENI TE GJITHE TE PJERDHUR E KENI HUMB BESIMIN NE POPULL TAMAM SI AJO SHPREHJA POPULLORE .BIR SELMONI CFAR TE QAJ ME PARE .
PërgjigjuTani u bete 40 hajdut bashke Ti je kryehajdutja Te ka.mesu Like floriri