Zyrtare! Shpëtim Idrizi kalon në opozitën e bashkuar, koalicion për zgjedhjet lokale të 2019-ës
Shpëtim Idrizi i jep fund dilemave. Takohet me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha dhe zyrtarizojnë bashkëpunimin mes dy partive. PDIU kalon në koalicionin opozitar për bashkëpunim në zgjedhjet e ardhshme lokale të vitit 2019.
Redaksia 16 Shtator 2018, 10:04 | Përditesimi: 16 Shtator 2018, 14:03
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është takuar me kryetarin e Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi. Në përfundim të takimit, dy kryetarët kanë mbajtur një fjalim të shkurtër para gazetarëve.
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka thënë se bisedimet janë përmbyllur me sukses. Me firmosjen e marrëveshjes mes dy partive, PDIU dhe PD do të bashkëpunojnë në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Gjithë faktorët politikë të vendit, konkludohen me sukses bisedimet me PDIU-në. PD dhe opozita e bashkuar kanë sot një mision jetik për çdo familje shqiptare. T’i japim fund bashkëqeverisjes me krimin që ka zaptuar parlamentin, qeverinë dhe vendin. Sikundër diskutuam në detaje, duam të zhvillojmë horizontin tonë për një Shqipëri me treg të lirë.
Idrizi kalon tek koalicioni opozitar i vetëm, pasi 3 deputetët Reme Lala, Elena Xhini, dhe Dritan Bici kanë bërë publik faktin se do të vazhdojnë të jenë nën “ombrellën” e qeverisë Rama. Marrëveshja me PDIU-n pritet të prodhojë dy efekte, pasi deputetët e PDIU-së vazhduan me mazhorancën, ndërsa afrimi i PDIU-së tek PD ka shqetësuar kreun e PBDNJ-së, Vangjel Dule, i cili mund të largohet nga koalicioni opozitar, pasi ai nuk pranoi të ishte vite më parë pjesë e mazhorancës Rama, dhe dy ditë më parë zhvilloi një takim urgjent në selinë e PD-së.
Basha duhet ti kishte futur shkelmin ketij hajduti me çizme dhe jo ta pranonte,do fitonte shume pike ne syte e qytetareve.kjo tregon qe basha nuk eshte politikan por nje lecke e pa vlere qe nuk do vije dot kurre ne pushtet
Përgjigju
Vangjeli: 16/09/2018 12:29
Edhe nga PD.do largohesh prap se ka bere kualicjon greku Dule perpara teje
Përgjigju
Aqif Kopertoni: 16/09/2018 11:38
Shkurt muhabetit spo iken pdiu por vetem Idrizi.Avash avash do shkoj te bej spikerin e Lajmeve te Klani
Përgjigju
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Të drejtë
15.3%
Të gabuar
81.4%
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4526
Votat totale janë unike
Sondazhi i ditës: 23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
Basha duhet ti kishte futur shkelmin ketij hajduti me çizme dhe jo ta pranonte,do fitonte shume pike ne syte e qytetareve.kjo tregon qe basha nuk eshte politikan por nje lecke e pa vlere qe nuk do vije dot kurre ne pushtet
PërgjigjuEdhe nga PD.do largohesh prap se ka bere kualicjon greku Dule perpara teje
PërgjigjuShkurt muhabetit spo iken pdiu por vetem Idrizi.Avash avash do shkoj te bej spikerin e Lajmeve te Klani
Përgjigju