Lajmet e orëve të fundit e kanë trandur një pjesë të shoqërisë shqiptare, por e kanë bërë një pjesë po kaq të madhe ta përjetojë penalizimin ndaj z. Berisha, si një ngjarje të zakonshme në momentet kur Shqipëria duket se po zgjohet nga impulset që vijnë prej Drejtësisë së saj.
Ndërkohë, ajo që ka mbetur pa u kuptuar është reagimi i vakët i njerëzve të Partisë Demokratike (Rithemelimit) pas lajmit për Berishën dhe ata që iu bashkuan së fundmi me kauzën e drejtë (por me arsyetimin e gabuar) të gjetjes së një rruge të përbashkët! Ashtu si duket krejt e pavend dhe ngazëllimi i z. Basha që ka barrë të madhe mbi kurrizin e tij prej humbjeve të njëpasnjëshme. Më saktë, e para të identifikimit si drejtues i PD-së dhe e dyta mungesa e besueshmërisë. Kjo e dyta është edhe më e rëndë, pasi nuk mjafton retorika e tij, shtuar me Ramën dhe Berishën si objektiva, që të vish në pushtet. Nevojat e Shqipërisë janë mbi Ramën dhe prezantimet e tij lëbyrëse (por nuk duhet mohuar që për formë do mbeten për një kohë të gjatë sfiduese, me këdo që do vi në pushtet pas tij), ashtu si janë shumë të mëdha për atë që artikuloi Berisha në përpjekjen e fundit, që i ngjante një marshimi drejt një objektivi pa objekt.
Në fakt, për të gjithë sot, është përballë sensi i reagimit ndaj korrupsionit, që ia ka dhënë ndalimi i fundit i z. Jamarbër Malltezit dhe ‘detyrimi me paraqitje’ i z. Berisha. Sot, shumë nga shqiptarët kanë njerëzit përballë zotit Berisha dhe përshkrimin e tyre të një realiteti hipotetik por me elementët që shqiptarët i kanë para syve: pushteti i pafre i Ramës, varfërimi i njerëzve, mosfunksionimi i shtetit dhe mbi të gjitha shenjat e frikshme të autokracisë, që jo pak herë duartrokiten për shkak të formës së bukur dhe nga vetë Brukseli burokratik. Këtë njerëzit e Berishës dhe ai vetë nuk mund ta thoshin sepse ishin e mbeten të pazotë përballë fuqisë së marketingut politik të Ramës, ashtu si janë shpesh pa tekst për shkak të retorikës patetike dhe pakohë të Ramës. Opozita, deri më tani, nuk e nxori një individ që të përballej si duhet në këtë realitet, përveç se u bindën fillimisht ndaj Ramës dhe e dyta ndaj liderit të tyre, Berisha, që megjithëse e dinin mirë se ishte gabim e mbështetnin deri dje.
Kuptohet ashtu si ndodh rëndom, ka ndodhur dhe do të ndodhë ata janë të parët që e braktisën Berishën dhe s’është habi që tashmë do të dëgjojmë në ditët në vijim shfajësime dhe justifikime që të bëjnë të qeshin dhe të trishtohesh. Kjo sepse zakoni i bindjes së tyre, e të gjithë njerëzve të PD-së është ndaj një drejtimi në partinë e tyre që dukshëm ishte e mbetet korruptiv. Bardhi & Co do mund të gjejnë qetësi vetëm në ato që thanë para e pas sulmit të Janarit mbi Godinën e PD-së, tashmë krejt e uzurpuar. Ndaj, akuzat për korrupsionin pasiv të Berishës janë akuza për një shpurë të tërë, pavarësisht justifikimeve të tyre. “Njerëzit nuk korruptohen nga ushtrimi i pushtetit apo poshtërohen nga zakoni i bindjes, por nga ushtrimi i një pushteti që ata besojnë se është i paligjshëm dhe nga bindja ndaj një rregulli, që e konsiderojnë të uzurpuar dhe shtypës“. Këto fjalë të Alexis de Tocqueville për Demokracinë amerikane, të cilat kanë vlerë si kurrë herë për Shqipërinë dhe politikën e saj…dhe sidomos me PD-në.
Lulzim pashiçi që i ndihmoi serborusët më akuta kunder UÇK-s në gjykaten e Hages dhe mu për këtë u kap Lulushi tradhtar nga tradhtari i madh Edvin shkjau shqipfolës!
Përgjigju