PD-ja nuk ndal sulmet për Pjetrin: Qytetarët ta refuzojnë! Shkodra do njerëz dinjitoz

PD-ja nuk ndal sulmet për Pjetrin: Qytetarët ta refuzojnë! Shkodra do njerëz dinjitoz

TIRANË-Në muajin gusht, në periudhën kur ka bërë pushim nga protestat, PD-ja ka fokusuar akuzat tek një njeri i vetëm, kryebashkiaku Shkodrës i dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit, Valdrin Pjetri. Pas akuzave të njëpasnjëshme që kanë ardhur nga figura të ndryshme të kësaj force politika, nga qendra, por edhe nga dega e Shkodrës, një reagim ka ardhur edhe nga ish-deputeti Bardh Spahia. Në një reagim të shkurtër, Spahia shkruan se qytetarët duhet të refuzojnë që Valdrin Pjetri të marrë detyrën, pasi ka një të shkuar kriminale, për të cilën shprehet se nuk e justifikon, por struket pas pushtetit.

Këto sulme vijnë pak ditë para 21 gushtit, ditë kur pritet që të konstituohet Këshilli Bashkiak dhe që Voltana Ademi të lërë bashkinë.

"Figura e kujt pretendon te jete qytetari i pare i Shkodres eshte padyshim interes i cdo qytetari shkodran, i majte apo i djathte. Refuzimi i nje pretendenti te tille, me nje te shkuar te erret ne Itali, te cilen fillimisht e fsheh, e pastaj kur i zbulohet, nuk arrin ta justifikoje, por struket pas fuqise se pushtetit, qe mbron te ngjashmit e tij, eshte nje detyrim qytetar i cdo shkodrani, i majte apo i djathte. Papergjegjshmeria qe e detyron te shmange transparencen, duke perdorur klishe te lodhura, vecse fut ne siklet ate 5% qe e votoi ne 30 qershor. Pervec te shkuares se erret, duket se ka edhe nje tjeter problem: si ish prefekt, nuk flet dot ne ajer per abuzime te bashkise, pasi vendimet (abuzive apo jo) sipas ligjit shumica konfirmohen nga prefekti, si gjithmone, perfaqesues i partise ne pushtet! As si perfaqesues i nje mazhorance e i nje kryeministri qe nuk ka lene vegel te ketij pushteti pa perdorur kunder Shkodres dhe bashkise se saj. Nje figure me te kaluar te erret eshte padyshim e keqja e Shkodres, dhe abuzimi me fuqine e pushtetit vecse diskretiton edhe me thelle ate vete dhe PS qe vazhdon te kandidoje individe me probleme! Pretendenti ne Shkoder thjesht po tregon devotshmeri, si pjese e te njejtit karvan te erret, qe koha e ka treguar se nuk shkon dot larg", shkruan Bardh Spahia.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Oso Dobraci: 12/08/2019 23:01

    Bardh Spahia i biri Ali Spahise Bashkepuntor i Sigurimit te Shtetit hajde PD cerdhe kriminelesh e spiunesh

    Përgjigju
  • Cubel breca: 12/08/2019 22:16

    Kan shum te drejt !!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Edhe keta keshtu i kan patur. Figura te ndritura me ne krye muzatin e zi.

    Përgjigju
  • tani: 12/08/2019 21:49

    Vetem drejtues I bashkis se Shkodres nuk duhet te jete ne asnje mendyra PD-ist.Shkodra ka patur per 30vjet drejtues PD-iste si perfundim te gjithe deshtuan e qyteti asht ne emergjence.Asnjehere Shkodra nuk ka qene ne gjendjen e sotme e si baza ekonomike e politike e PD,ajo duhet ti nenshtrohet nje kontrolli te imet financiar nga kontrolli shtetit.Ajo eshte nder bashkit me te korruptura Shqiptare.Kryetari I ri I Bashkis iduhet te perballohet fuqimisht me trillimet made-in PD ku baze kane genjeshtren,mashtrimin e manipulimin VINI RE:Ne mramje celula komuniste e PD ne qytetin e Shkodres do shperndaj trakte trakte!!!!!!!Te shkretet ne ku arritem

    Përgjigju
  • ERP: 12/08/2019 20:46

    Njerez “dinjitoz” si ti dhe baba jot. Plehra

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!