PRISHTINË- Partia Demokratike e Kosovës "konsideron se konstituimi sa më i shpejtë i Kuvendit është i domosdoshëm dhe duhet të ndodhë në pajtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në rastin KO 119/14, si dhe me Rregulloren e Punës së Kuvendit, që i garantojnë PDK-së, si grupit më të madh parlamentar, të drejtën e patjetërsueshme dhe të patransferueshme për të nominuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit".
"PDK mbetet e hapur për të bashkëpunuar me të gjithë për të mirën e vendit dhe për themelimin e shpejtë të institucioneve shtetërore, por gjithmonë në pajtim me vullnetin e shprehur të qytetarëve të Kosovës dhe në pajtim me Kushtetutën e vendit", theksohet në deklaratën zyrtare të dërguar.
Deklarata për media fillimisht bën të ditur se, "lidershipi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ka mbajtur sot takim me Kryetarët e Degëve të PDK-së, si dhe takim me Grupin Parlamentar të PDK-së. Në të dy këto takime i është dhënë mbështetje e plotë Kryesisë së PDK-së në angazhimet e saj konstruktive për tejkalimin e ngërçit politik dhe për themelimin e institucioneve shtetërore"./ATSH/
/Shqiptarja.com