TIRANË- Duke listuar 20 shqetësimet kryesore të ngritura nga Parlamenti Europian në raportin e miratuar për Shqipërinë, grupi i PD kërkon zhvillimin e një mocioni me debat.

Kërkesa mban firmën e kreut të grupit të PD, Gazment Bardhi i cili shkruan se duke qenë se integrimi europian është listuar si prioritet absolut i kësaj Legjislature të Kuvendit, atëherë shqetësimet e ngritura nga PE duhet të marrin menjëherë trajtim.

Bardhi propozon që koha e përgjithshme e debatit, të jetë jo më shumë se 10 minuta për secilin deputet që dëshiron të diskutojë.

Raporti i PE për Shqipërinë u miratua më 17 qershor dhe përmes tij i kërkohet autoriteteve shqiptare një moratorium ndërtimesh në zonat e mbrojtura, teksa shpreh shqetësim serioz për zhvillimet e brenda zonës së mbrojtur Vjosë-Nartë. Eurodepuetët kërkojnë gjithashtu që të ndryshohen ndërhyrjet e vitit 2024 në Ligjin për Zonat e Mbrojtura, që lejojnë zhvillimin e infrastrukturës turistike në këto zona.

Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë