PE miraton rezolutën, Bushati
dhe Gjosha lobing në Evropë

PE miraton rezolutën, Bushati<br />dhe Gjosha lobing në Evropë
TIRANE- Parlamenti Europian votoi rezolutën për Shqipërinë, në të cilën thuhet se Këshilli duhet ta bëjë Shqipërinë zyrtarisht kandidate për anëtarësimin në BE, pa vonesë. "Po dërgojmë një mesazh unanim ndaj Këshillit: Shqipëria meriton t'i jepet statusi kandidat. Avancoi axhendën e reformave e ka arritur një nivel të ri të pjekurisë politike përmes kalimit të duhur të pushtetit në paqe pas zgjedhjeve të qershorit", shprehet menjëherë pas votimit në një njoftim për shtyp raportuesi Nikola Vuljaniç. Rezoluta e Parlamentit Europian vlerëson se partitë politike dhe shoqëria shqiptare duhet të përmirësojnë frymën e dialogut e kompromisit.

Ku vërehet se korrupsioni e pandëshkueshmëria janë mbizotëruese dhe nënvizohet nevoja për refomat e sundimit të ligjit, luftës ndaj krimit të organizuar, korrupsionit të të gjitha niveleve, trafikut të drogës, armëve dhe qënieve njerëzore. "Një sistem drejtësië plotësisht i pavarur, efiçent, i drejtë dhe më shumë i parashikueshëm do mund të kthente besimin e qytetarëve e biznesit ndaj gjyqësorit", sipas eurodeputetëve. Në rezolutë kërkohet ndaj autoriteteve shqiptare që të merren me zbatimin e varfër të ligjit dhe ekonominë e gjerë informale, me politikat sociale dhe punësimin dhe të krijojnë një administratë të fortë publike.
 
Lobimi
Përpjekjet për të bindur Holandën nuk janë të vetmet. Anglia, gjithashtu është një tjetër vend me të cilin po punohet përmes rrugëve diplomatike që qendrimin e lëkundur ta anojë nga PO-ja në vendimin e Këshillit Europian. Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati  ka zhvilluar një bisede të gjatë telefonike me homologun britanik Ëilliam Hague. Përpjekjet e fundit për të bindur vendet anetare, po bëhen dhe me Danimarkën, që duket në një linjë me qëndrimin holandez.

Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ndodhet për vizitë ku u prit nga Ministri danes i Çështjeve Evropiane. “Shqipëria ka bërë progres real dhe kjo tashmë është e dukshme, por qeveria shqiptare është e vetëdijshme që ka ende shumë punë për të bërë dhe statusi do të ishte për ne një mbështetje shumë e madhe që të përshpejtojmë rrugën tonë drejt BE”, ka thënë Gjosha. Ministri danez dha vlerësime pozitive per progresin që ka bërë Shqipëria me një sërë reformash e deklaroi mbështetjen në rrugën drejt BE.
 
PD, Majlinda Bregu: “Votimi i rezolutës nga PE, një vlerësim për përpjekjet”
Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu tha se Parlamenti Europian me një votim historik i tha po rezolutës që mbështet Shqipërinë për statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. “Parlamenti Europian me këtë rezolutë ka njohur përpjekjet e kombit shqiptar, të shoqërisë sonë, të politikës dhe veçanërisht të qeverisjes së 8 viteve të fundit, për arritjen e rezultateve të kërkuara në rrugën jo të lehtë të integrimit europian, duke plotësuar detyrimet e kërkuara nga Komisioni Europian për marrjen e statusit europian në drejtim të 12 prioriteteve në reformimin e administratës publike, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, tha Bregu.

Sipas të cilës, në rezolutën e miratuar vlerësohet standardi i lartë i zgjedhjeve të fundit dhe tranzicioni i butë politik i realizuar nga PD. “Theksohet dhe roli i rëndësishëm që ka e duhet të ketë opozita në rrugën e mëtejshme të integrimit evropian të vendit”, tha Bregu. Për të cilën është një rastësi e bukur që kjo rezolutë miratohet pikërisht me 12 dhjetor, ditëlindjen e PD.

Shkrimi u publikua sot (13.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat