Rihapet për herë të tretë gara për anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë. Edhe pse Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjet e paketës së vettingut, zbatimi i reformës në drejtësi po has pengesa të një pas njëshme.
Kësaj radhe janë pedagogët e Fakulteteve të Drejtësisë si dhe ata të Magjistraturës që kanë pezulluar këtë proces. Duhen të paktën 6 kandidatura për KLGJ dhe 5 për KLP që gara të jetë e vlefshme.
Sipas ligjeve përkatëse, KLGJ dhe KLP kanë në përbërjen e tyre edhe përfaqësues pedagogë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi pas një procedure kandidimi dhe selektimi.
Kuvendi i Shqipërisë e ka hapur dy herë thirrjen për paraqitjen e interesit për kandidatët pedagogë për KLGJ dhe KLP, por të dyja herët, ka rezultuar se në përfundim të procesit të aplikimeve, rezultoi mosplotësimi i numrit minimal të kandidaturave.
Herën e parë aplikuan më pak kandidatë se sa ishin vende vakante, herën e dytë nuk pati kandidatura të reja, teksa edhe dy prej pedagogëve të cilët kishin aplikuar për herën e parë, u shpallën të pavlefshëm për këtë pozicion, sepse, ndërkohë ishin zgjedhur në pozicione të tjera brenda sistemit të ri të vettingut, miratuar në fund të muajit maj.
Në këto Kushte, Kuvendi e ka rihapur për herë të tretë aplikimin dhe ju është drejtuar zyrtarisht këtyre institucioneve.
/Shqiptarja.com

VIDEO