Pediatria ngre alarmin: Mjekët po abuzojnë me përdorimin e antibiotikëve tek fëmijët, ja efektet e rrezikshme në organizëm

Antibiotikët janë ndër medikamentet të cilat përdoren më shpesh në sëmundjet akute tek fëmijët. Mirëpo përdorimi pa recetën e mjekut siç ndodh shpesh herë mund të jetë I rrezikeshëm, si pasojë e efektit anësorë që mund të ketë.  Në një intervistë në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv, pediatria Sonila Biba këshilloi prindërit për rastet kur duhet dhe nuk duhet përdorur antibiotiku tek fëmijët. 

“Antibiotiku sic është i mirë pasi lufton bakteret ashtu bëhet edhe i keq për trupin e njeriut sepse sjell probleme shëndetësore me rritjen e fëmijës” tha ajo.

Ndërsa ngriti një problematik që lidhet me abuzmin e antibiotikëve tek fëmijët për shkak të dhëniës së një doze jo të saktë dhe me një kohëzgjatje mbi atë që duhet:

“Shoh një mbiabuzim si nga ana e mjekëve dhe prindërve me përdorimin e antibiotikëve. Në punën time shoh prindër që kanë filluar një mjekim me antibiotikë që e kanë marrë apriori, pa këshillën e mjekut, thjesht ja ka dhënë farmacisti apo nga një eksperiencë e mëparshme. Mjekimin me antibiotik duhet ta vendosi mjeku pediatër.Një fenomen tjetër është jo vetëm pa kriter por edhe në mënyrë jo korrekte duke filluar që nga dozimi joadekuat për moshën por edhe kohëzgjatja” shpjegoi ajo.

Ajo shpjegoi se në rastet e infeksioneve virale nuk rekomandohet ky medikament.

“Kur kemi infeksion viral nuk rekomandohet antibiotiku, më e mira është që pacienti të bëj dy tre vizita rresht tek mjeku pediatër”

Antibiotiku tek fëmijët mund të ketë efekte anësore të rrezikshme.

Ne antibiotikun nuk e marrim vetëm me anë të ilaceve por edhe në  momentin që ti I jep këtij fëmije antibiotikë pa kriterë t’I I prishë krej florën bakteriale të zorrës dhe zorra është një organ shumë I fuqishëm sepse aty bëhet përthithja e gjithë elementëve ushqimore” tha pediatria.

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës