Pedofili me fëmijët jetimë
Maksim Liço rrezikon 18 vite burg

Pedofili me fëmijët jetimë<br />Maksim Liço rrezikon 18 vite burg
TIRANE- Gjykata e kryeqytetit me një seancë me dyer të mbyllura ka vendosur masën e sigurisë "arrest me burg" ndaj Maksim Liços, 54-vjecarit i cili nga Prokuroria akuzohet me katër akuza: marrëdhënie seksuale me të mitur duke shpërdoruar detyrën, prostitucion, shpërdorim detyre, si dhe ngacmim seksual. Këto katër akuza në total rrezikojnë 18 vite burgim për Liçon.

Në këtë seancë kreu i shoqatës “Jetimët në fokus" ka qenë krejtësisht i braktisur nga bashkëshortja dhe dy fëmijët e tij, të cilët nuk janë paraqitur në Gjykatë, por ka zgjedhur të mbrohet me një avokat.

Mësohet se trupi gjykues kryesohet nga Asim Vokshi, ndërsa prokuror i çështjes është Ervin Karanxha. Maksim Liço u arrestua dy ditë më parë nën akuzën e “ngacmimit seksual ndaj të miturve”.

Kreu i shoqatës është filmuar duke i kërkuar një jetimi 16-vjeçar të kryejë marrëdhënie seksuale me të në këmbim të statusit të jetimit dhe parave.
 
Për të vlerësuar “arrestin me burg” ndaj Liços, Prokuroria kërkoi të përdoren si provë materiale pamjet filmike të transmetuara në media, ku kreu i shoqatës i kërkon një jetimi 16-vjeçar të kryejë marrëdhënie seksuale me të në këmbim të statusit të jetimit dhe parave. Ai pohon në këto përgjime se nuk është hera e parë për të që shkon me të mitur.
 
Ndërkaq, lidhur me këtë çështje janë zgjeruar hetimet, dhe policia dhe prokuroria ka vënë nën hetim edhe 15 persona të tjerë, bashkëpunëtorë të kreut të shoqatës “Jetimët në fokus”. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, po hetohen edhe disa persona në Korçë, përveç atyre në Tiranë. Po të njëjtat burime shtuan se janë 15 persona, të cilët do të merren në pyetje nga oficerët e policisë gjyqësore në lidhje me skandalin, teksa janë dëshmitë e tyre të cilat pritet të zbardhin mënyrën se si rekrutoheshin fëmijët për t’u bërë pjesë e shoqatës.

Akuzat për të cilat Prokuroria e Tiranës mbështet kërkesën për masë sigurie për shtetasin M.Liço
Neni 105; Neni 108/a , paragrafi i dyte; Neni 113 dhe Neni 248 i Kodit Penal
 
Neni 105
Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar detyrën.
Kryerja e marrëdhënieve seksuale ose homoseksuale duke shpërdoruar marrëdhëniet e varësisë ose të detyrës, dënohet me burgim gjer në tre vjet.
 
Neni 108/a
Ngacmimi seksual
Kryerja e sjelljeve me natyrë seksuale, që cenojnë dinjitetin e një personi, me çdo mjet ose formë,duke krijuar një mjedis kërcënues, armiqësor, degradues, poshtërues ose ofendues, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet. 44
Kur kjo vepër kryhet në bashkëpunim, kundër disa personave, më shumë se një herë, ose kundër fëmijëve, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.
 
Neni 113
Prostitucioni
Ushtrimi i prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
Dhënia e shpërblimit për përfitim personal të prostitucionit dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.
 
Neni 248
Shpërdorimi i detyrës
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.
 

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!