PEKIN – Kina forcon luftën kundër korrupsionit
PEKIN – Raportet e punës të dy organeve kineze të drejtësisë, të paraqitura sot para Asamblesë Kombëtare Popullore, tregojnë se vitin e kaluar, autoritetet kanë forcuar luftën kundër korrupsionit, njoftoi China Radio International.
PEKIN - Raportet e punës të dy organeve kineze të drejtësisë, të paraqitura sot para Asamblesë Kombëtare Popullore, tregojnë se vitin e kaluar, autoritetet kanë forcuar luftën kundër korrupsionit, njoftoi China Radio International.
Sipas Prokurorisë së Lartë Popullore të Kinës, vitin e kaluar prokurorët hetuan 3 664 çështje të përvetësimit të parave, të mitmarrjes dhe të shpërdorimit të fondeve publike, me një shumë të përgjithshme prej një milion juanësh (164 mijë dollarë amerikanë).
"Të paktën 4 040 nëpunës publikë në nivel konteje dhe më lart u vunë nën hetim. Mbi 55 mijë veta u hetuan për krime lidhur me detyrën në 41 487 çështje, me një rritje vjetore 7,4 për qind. Vitin e kaluar, prokurorët trajtuan në përputhje me ligjin çështjet e 28 zyrtarëve në nivel province ose ministrie dhe më lart duke përfshirë ato të Zhou Yongkangut dhe Xu Caihout. Përveç kësaj, 7 827 veta janë ndjekur penalisht për dhënie ryshfeti, 37,9 për qind më shumë në krahasim me 2013-n", thekson raporti.
Raporti shton se gjykatat kineze në vitin 2014 dënuan 44 mijë veta në 31 mijë çështje gjyqësore të shpërdorimit të detyrës dhe të mitmarrjes
Autoritetet kineze kanë premtuar gjithashtu se do të tregojnë tolerancë zero ndaj korrupsionit në drejtësi për të cilin ka pasur ankesa nga publiku në këto vite.
Sipas dy raporteve, prokuroria ka hetuar dhe ka ndëshkuar 404 punonjës brenda radhëve të saj vitin e kaluar, ndërsa 2108 zyrtarë të gjykatave janë dënuar për shkelje të disiplinës dhe të ligjit.
Në dy raportet premtohet se do të çrrënjosohet korrupsioni në organet e drejtësisë./ATSH/
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
68.2%
-
Të gabuar
21.5%
-
Nuk kam mendim
10.3%
Vota total: 680
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë, gjoba për gjuhën denigruese/ I thanë Kurtit, Hitler! LDK gjobitet me 20 mijë euro, 3 mijë për replikën e Kryeministrit 'LËDËKYHI'
16 Janar, 12:55
-
Berisha: Rama ia dha Sazanin dhëndrit të Trump për influencë politike! Shpërblim atyre që tregojnë pronat e zyrtarëve! Ulja në gjunjë ndaj Melonit? Teatralitet!
16 Janar, 12:52
-
Kontrata që i shkaktoi humbjen e madhe, në Spanjë zbulojnë pse erdhi divorci i papritur i Pep Guardiolës
16 Janar, 12:37
-
Marrëveshja e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, qytetarët festë në rrugët e shkatërruara të Gazës
16 Janar, 12:34
-
Rindërtimi/ 75 familje në Kombinat marrin apartamentet! Veliaj: U vonuam 5 vite nga gjyqet e partiçkave politike, luftojnë për 5 vota
16 Janar, 12:27
-
Vendparkim shumëkatësh në QSUT, do ketë 1400 vende parkimi! Në tarracë pistë për helikopterët e urgjencës! Rama e ministrja inspektojnë punimet
16 Janar, 12:24
-
Alban Daci: Merr çantën e largohesh me kokën mbrapa se do të kthehesh!
16 Janar, 12:19
-
Kryeministri britanik shkon në Kiev, nënshkruhet marrëveshja historike me Ukrainën
16 Janar, 12:16
-
Vota e Diasporës/ Shkon në rreth 20 mijë numri i aplikimeve nga emigrantët, 72% e kërkesave ndodhen nën shqyrtim! Shifër e lartë refuzimesh, duhet dokument i ri
16 Janar, 12:15
-
10 kontraktorët më të mëdhenj të qeverisë më 2024: Gjoka, Salillari, Fusha, Hamz Islamaj, Gogaj, Ramë Geci, Paqësor Buzi, Idajet Ismailaj e Agim Kola
16 Janar, 12:05
-
Në kërkim për trafik droge, pranga turkut në Muriqan! I dënuar me 13 vjet burg (EMRI)
16 Janar, 12:02
-
Ambasadori amerikan në Beograd: Rusia filloi të përdorë rafinerinë në Serbi për të financuar luftën
16 Janar, 12:00