PEKIN - Kina ka një sërë mjetesh për stimulimin e ekonomisë së saj, theksoi sot kryeminstri kinez, Li Keqiang në mbyllje të seancës vjetore të Parlamentit.
Përballë më shumë se 800 gazetarëve të mbledhur në mbylljen zyrtare të Asamblesë Kombëtare Popullore, numri dy kinez foli për çështjet e rëndësishme aktuale, nga korrupsioni i elitës tek ndotja e ajrit, nga planifikimi familjar tek tensionet me Japoninë.
Por, ka qenë ekonomia në qendër të konferencës për shtyp të Li Keqiangut, që zgjati rreth dy orë, i cili konfirmoi se qeveria ishte e gatshme për të rritur përpjekjet për arritjen e objektivave të saj.
"Ne kemi në dispozicion një sërë mjetesh për të mbështetur ekonominë", deklaroi kryeministri kinez në mbyllje të Asamblesë Kombëtare Popullore. /ATSH/
/Shqiptarja.com