PEKIN - Kina premtoi sot për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe diplomatik me Rusinë duke siguruar se një gjë e tillë përbënte domosdoshmëri për dy vendet për shkak të forcimit të sanksioneve perëndimore kundër Moskës për shkak të krizës ukrainase.
"Bashkëpunimi pragmatik mes Kinës dhe Rusisë është një domosdoshmëri e dyanshme pasi përfitojnë të dyja palët. Ekzistojnë të gjitha mundësitë që ky bashkëpunim të zgjerohet", këmbëngul ministri i Jashtëm kinez, Wang Yi.
"Dy vendet duhet të punojnë më shumë për të tejkaluar shifrën e 100 miliardë dollarëve shkëmbime tregtare në vit", theksoi ai
"Gjatë vitit të kaluar këto shkëmbime arritën në 95,3 miliardë dollarë", tha Wang./ATSH/
/Shqiptarja.com