Pelegrinazhi në malin e Tomorit, Baba Mondi: Njerëzit s'i ndalojmë dot, vijnë të luten që COVID të marrë fund (VIDEO)

Festa e bektashinjve në Malin e Tomorit ka hyrë në ditën e dytë. Në Teqenë e Kulmakut këtë vit numri i besimtarëve ka arritur në 300 mijë, ndërsa shifra pritet që të rritet akoma më shumë në 3 ditët në vijim.

Kryegjyshi Botëror i Bektashianeve Edmond Brahimaj, referuar situatës së shkaktuar nga COVID-i dhe masat që janë ndërmarrë, u shpreh se nuk beson se do të ketë infektime dhe se njerëzit po luten që kjo e keqe të marrë fund.

"Zoti do të japë paqe dhe dashuri. Njerëzit nuk i ndalojmë dot, e kanë dashurinë ndaj Zotit dhe të mirës. Janë marrë masat për COVID-in, është ërë dezinfektimi i zonës.

Njerëzit janë në natyrë dhe nuk besoj që do të ketë infektim. Prandaj vijmë  e lutemi që kjo e keqe të marrë fund njëherë e mirë" tha ai. Edmond Brahimaj beson se numri i besimtarëve që do të shkojnë këtë vit në malin e Tomorit do të arrijë 400 mijë.

Gjatë 5-ditëve të pelegrinazhit, në Teqenë e Kulmakut dhe pranë varrit të Abaz Aliut kryhen ritet fetare të festës, ku çdo pelegrin lutet për shëndet, mirësi e paqe në familjet e tyre. Të gjithë besimtarët dhe pelegrinët që i bashkohen kësaj feste të shenjtë, në shenjë mirësie bëjnë kurban një qengj për veten dhe familjen.

 Besimtarët ngrenë çadrat e tyre në këtë vend të shenjtë duke kryer jo vetëm kurbanin e festës,por duke ngjitur me këmbë edhe majën e Malit të Tomorit, i cili ndodhet 2417 metra mbi nivelin e detit. Ditët e pelegrinazhit në Malin e Tomorit përfundojnë në 25 Gusht.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 22/08/2020 12:15

    Dhe ky mond bektagjiu e rriti pazarin ne 400 mije e shumezoi 30 mije me 13, pra 13 here me shume por thone se nuk jane as 30 por rreth 13 mije vete. Po mir mo mondo pse nuk takohesh me zotin aty ne kulmak ne tyrbe se te ndihmon dhe Nafije dybeku dhe ndoshta po e ndalon kete covid se per cfare te kemi ty apo per te numeruar njerzit dhe paret tek varret me kocka kali brenda teqese se Kulmakut

    Përgjigju
    • robi: 22/08/2020 14:01

      Bejeni gadi nje qengj ne hell per mond bektagjiun te ashtuquajtur kryegjysh boteror, nje tenxhere hasude, nje tenxhere pilaf dhe ne fund per te rregulluar gojen dhe nje gjel fushe ne furre se eshte ne delir nga qe 400 mije veta ( ne fakt nuk jane as 13 mije veta) kane shkuar tek tyrbja me varre me kocka kali brenda, manifestimi me primitiv ne planet,

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër

Si është gjendja e Metës? Faik Basha: Po drejton aksionin opozitar nga burgu! Së shpejti do lirohet, në 2025 kandidat për kryeministër