Tirane- Ngrihen nga pista UH-60 Black Hawk. Dy helikopterët amerikanë që cilësohen si më të mirët në botë u ulën sot (16 janar) në bazën ajrore të Farkës.
I Ngarkuari me Punë në ambasadën e SHBA-së David Wisner iu bashkua sot Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, Shefit të Shtabit Gjeneralmajor Arben Kingji, Shefit të Forcave Ajrore Gjeneral Brigade Ferdinant Dimo për ti parë nga afër.
Helikopterët mbështetur me mbi 50 milionë dollarë nga fondet e ndihmës së SHBA do t'i mundësojnë ushtrisë të kryejë evakuime mjekësore, misione kërkim-shpëtimi, si dhe të luftojë zjarret në pyje dhe të sigurojë mbështetje për operacionet e NATO-s’ thuhet në një postim të SHBA-së në facebook
Vetë diplomati David Wisner dhe ministri i Mbrojtjes, Peleshi hynë në kabinën e helikopterit për të parë nga afër teknologjinë e fundit që ofrohet.
Peleshi në postimin e bërë në rrjetet sociale duke publikuar foto nga inspektimi në bazën ajrore të Farkës, shprehu edhe mirënjohje ndaj SHBA-ve për paketën e plotë të mbështetjes, ku përfshihet mirëmbajtja e helikopterëve ‘Black Hawk’ që mbërritën në Shqipëri më 13 janar por edhe trajnimi i pilotëve.
“Dy helikopterët Black Hawk, që ju shtuan flotës sonë ajrore, pjesë e kapaciteteve tona më të rëndësishme operacionale në raport me NATO-n dhe operacione të tjera kombëtare dhe të mbrojtjes civile. Mirënjohës partnerit tonë strategjik, SHBA për këtë paketë të plotë mbështetjeje, ku përfshihet edhe mirëmbajtja apo trajnimi i pilotëve tanë! Vijojmë së bashku modernizimin e Forcave të Armatosura!”- shkruan Peleshi.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi si një investim shumë të rëndësishëm që do të ndihmojë në modernizimin e forcave ajrore të vendit.
B.V/KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
7 Janar, 22:17
Si po e menaxhon qeveria situatën e përmbytjeve?
-
Mirë
53.8%
-
Keq
34%
-
Nuk e di
12.2%
Vota total: 639
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vendi u ‘paralizua’ nga përmbytjet, 10.5 mld lekë nga buxheti i 2026-ës për emergjencat! Bashkitë vetëm 1.1 mld lekë për ‘ujitjen e kullimin’
7 Janar, 17:12
-
Përmbytjet në vend/ Ministri Pirro Vengu për Report Tv: Situata në Gjirokastër kritike! Kaskada e Drinit e qëndrueshme! S'ka probleme në argjinatura
6 Janar, 22:04
-
Çështja ‘Balluku’/ PD kërkon mbledhjen e ‘Mandateve’, PS nuk shkon! Bardhi: Po i japin kohë për të prishur provat, Peleshin do e kallëzojmë penalisht
6 Janar, 12:01
-
Nis kompensimi për dëmet e shkaktuara nga zjarret e verës, 1.9 mln € për 10 bashki
31 Dhjetor 2025, 11:35
-
PD kërkon mbledhjen e dytë të Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të Ballukut, Peleshi: Do presim vendimin e Kushtetueses
29 Dhjetor 2025, 19:46
-
Ministri Vengu viziton trupat shqiptare në misionin e NATO-s në Bullgari: Vlerësim për togën tonë
27 Dhjetor 2025, 15:14
-
Peleshi uron shqiptarët nga Korça: Këtë periudhë shoqëria jonë ka shumë nevojë për mesazhet që sjell Krishtlindja
25 Dhjetor 2025, 14:30
-
Vengu në Burrel, inspekton repartin e vjetër ku do të ngrihet qendra e re operacionale e Batalionit III të Regjimit të Këmbësorisë së Veriut
24 Dhjetor 2025, 13:49
-
Report Tv siguron dokumentin/ 10 deputetë marrin pasaportë diplomatike, por kuponin e blejnë me fonde shteti! 13 paguajnë qiranë me paratë publike
24 Dhjetor 2025, 09:14
-
Shqipëria merr nga SHBA sistemin raketor 'Javelin', Vengu: Forcon aftësitë mbrojtëse të Forcave të Armatosura dhe rrit sigurinë kombëtare
24 Dhjetor 2025, 08:53
-
SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, 5 demokratët e Këshillit të Mandateve kërkesë Kuvendit: Të mblidhemi nesër me urgjencë
22 Dhjetor 2025, 13:39
-
Mbledhja e Këshillit të Imunitetit/ Bardhi: SPAK tha se Balluku po intimidon vartësit që po bashkëpunojnë me drejtësinë! 11 tenderë korruptivë me vlerë 1.1 mld €
20 Dhjetor 2025, 11:39
Ca është kjo 50 milionë dollarë 2 X helikopterë?! Cougar të marrë nga Airbus kushtuan 18 mil Euro copa. S'ka pagu gjë shteti shqiptar?
Përgjigju