Peleshi: Po diskutojmë me LSI
për një kontratë të re qeverisëse

Peleshi: Po diskutojmë me LSI<br />për një kontratë të re qeverisëse
KORCE-Zv/kryeministri Niko Peleshi ka folur sot në lidhje me ecurinë e koalicionit PS-LSI dhe nëse aleanca do të konfirmohet edhe për zgjedhjet e 18 Qershorit.
 
Peleshi deklaroi nga Kamenica e Korçës se po diskutohet për një kontratë të re, por ai theksoi se më i  rëndësishëm është transformimi i jetës së shqiptarëve, dhe kjo sipas tij ka më shumë rëndësi se ftesat ndajpartive.

“Fakti që ne kemi qeverisur për katër vite me një koalicion me LSI-në dhe po mbyllim këtë mandat do të thotë se koalicioni ka qenë i skusesshëm. Tani po flasim për një kontrate të re por për mendimin tim më e rendesishme se kontrata mes partive është kontrata me qytetarët dhe votuesit. Ndaj do të përgjigjesha me kënaqësi për çdo pyetje për ofertën apo programin e PS për zgjedhjet e ardhshme. Shqiptarët presin nga ne të vazhdojnë rrugën e transformimit dhe ndryshimit dhe ne jemi të vetëdijshëm për arritjet dhe sfidat të mëdha që vendi ka. Jemi të vetëdijshem se s’kemi qenë perfekt dhe ka ende plagë të shoqerisë që duhen kuruar por Shqipëria ka hyrë në rrugën e rritjes dhe të ndryshimit. Shqiptarët nuk janë të interesuar për marrëdheniet mes partive por për programin dhe punët e mëdha të filluara. Ndërtimi i kësaj shkolle për shembull ndryshon jetën e tyre sot dhe të ardhmen nesër. Kjo na shqetëson ne. Parti të tjera apo politikanë duhet ta ndjekin këtë rrugë. Për mua sot dhe deri në ditën e zgjedhjeve është vota e qytetarëve kundrejt programit tonë dhe jo ftesat e hapura mes partive”, tha Peleshi.
 
Ndërsa për tonet e ashpra të përdorura nga kreu i opozitës Basha, Peleshi tha se ai po i bën keq vetes dhe partisë.
 
Për të keqen e vet dhe të partisë. Me vjen keq kur shoh se PD qe ka lindur nga energjitë rinore të brezit tim të fillimit të viteve 90. Me vjen keq që shoh sesi imazhi i kësaj partie është duke u rrënuar. Loja politike luhet kur skuadrat ecin me të njëjtin standard. Qytetarët janë shumë pak të interesuar për lojërat politike dhe shumë të interesuar për të ardhmen e tyre,” tha Peleshi.

(d.b/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve

Lushnjë/ Zjarr në kodrat e ullishteve në fshatin Karbunarë! Era favorizon përhapjen e flakëve