KORCE-Teksa ka zhvilluar një takim me fermerët e Pojanit në Bashkinë Maliq, Niko Peleshi duke krahasuar këndvështrimin e PS dhe PD sa i takon qeverisjes së vendit ka komentuar marrëveshjen e arritur mes palëve.
Sipas tij arritja e saj si rezultat i përpjekjeve të PS dhe ndërkombëtarëve, bëri të mundur përfshirjen e PD në zgjedhjet e qershorit dhe shënoi një hap demokratik. Drejtuesi politik i PS për qarkun e Korçës duke rikthyer në vëmendje protestën e opozitës, thirrjet për mosbindjen civile dhe gjithë situatën e krijuar nga momenti i ngritjes së çadrës nuk ka hezituar ta konsiderojë këtë si një arritje e cila bëri realitet vettingun dhe që hapi fushën e lojës mes dy kundërshtarëve.
Duke e konsideruar vettingun një betejë të fituar Peleshi e ka konsideruar atë si një triumf që do të pasohet edhe nga betejat e punësimit dhe mirëqenies
Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com