Peleshi: Vizita e Mogherinit, tregues
i marrëdhënieve mes dy vendeve

Peleshi: Vizita e Mogherinit, tregues<br />i marrëdhënieve mes dy vendeve
TIRANE- Vizitën e ministres së Jashtme të Italisë në Tiranë, zëvendëskryeministri Niko Peleshi e ka cilësuar si një tregues të nivelit të shkëlqyer të marrëdhënieve e partneriteti strategjik mes vendeve tona.
 
Gjatë takimit me ministren italiane Federica Mogherini, zv/kryeministri Peleshi shprehu falënderimet e Qeverisë Shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë vendit tone Shqipërisë në të gjitha fushat, por veçanërisht në procesin e integrimit europian dhe për lobimin në favor të marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria.
 
Sipas Peleshit, Presidenca Italiane e BE është një mundësi më shumë për afrimin e mëtejshëm të Shqipërisë me BE dhe fokusimin e politikave të BE ndaj Shqipërisë dhe rajonit.
 
Një pikë e rëndësishme e bisedës preku përpjekjet e Shqipërisë dhe angazhimin personal të Kryeministrit Edi Rama për të thelluar bashkëpunimin me vendet fqinje përmes projekteve të përbashkëta të investimit dhe bashkëpunimit në funksion të integrimit ekonomik të rajonit.
 
Ndërkaq, zëvendëskryeministri e njohu zonjën Mogherini po ashtu edhe me punën e bërë në këto 300 ditë nga qeveria dhe me reformat e rëndësishme që po ndërmerren veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit dhe përmirësimit të klimës për bizneset dhe investitorët e huaj
 
Nga ana e saj, ministrja italiane Mogherini vlerësoi reformat dhe arritjet e qeverisë shqiptare dhe u shpreh se marrja e statusit kandidat nga Shqipëria ishte në fakt një fitore edhe për Italinë.
 
Ministrja e Jashtme italiane shprehu gatishmërinë e Qeverisë Italiane për të thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat si dhe për të intensifikuar edhe më tej marrëdhëniet ekonomike mes dy vendeve.
 
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri! Sveçla: Grumbullonin pagesa në mënyrë të paligjshme!