Pëllumb Gjoka përfundon në spital, thyen këmbën në burg duke u stërvitur

Pëllumb Gjoka përfundon në spital, thyen këmbën në burg duke u stërvitur

Pëllumb Gjoka

Biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit "metamorfoza" i dyshuar për disa vepra të rënda penale ka përfunduar në spital. Burime bëjnë me dije se Gjoka ka thyer këmbën gjatë kohës që ishte duke u marrë me aktivitete sportive në paraburgimin 313 dhe sot është dërguar në një spital privat për të kryer ndërhyrjen kirurgjikale. Gjoka është marrë zyrtarisht për 

“Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), finalizuar në datën 09.08.2020, në qytetin e Shkodrës, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

“Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 04/07/2024 17:04

    Fërkoje se nuk asht turp!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025

Përpjekjet e Turqisë për të fituar një rol më të madh ndërmjetës më 2025