Pengmarrja dhe vrasja e Jan Prengës, Apeli rrëzon kërkesën e Hajrajve për liri, burg pa afat (VIDEO)

TIRANE-Gjykata e Apelit ka rrëzuar kërkesën e grupit Hajri për lirim nga qelia duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë në datë 31 Janar, arrestit me burg pa afat, raporton gazetari i Report Tv Arsen Rusta. Report Tv solli pamjet nga seanca gjyqësore që u zhvillua sot në Apel. Pesë personat e arrestuar për rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës janë; Bajram Hajrin, Leonard Hajrin, Elton Hajrin, Olsi Turjan dhe Festim Bexhdili. Për ngjarjen e rëndë vijon të jetë në kërkim, Altin Hajri, që është edhe pronari i resortit luksoz që u sekuestrua nga OFL-ja. 

Pesë të arrestuarit akuzohen për “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit”, “Fshehja ose asgjësimi i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahja e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në Shkallën e parë gjatë seancës të arrestuarit mohuan akuzat dhe u shprehën se kompleksi 'Golden' ku u dërgua pas rrëmbimit dhe më pas u nxor i vdekur Jan Prenga, nuk është hapur për shkak të dëmtimeve të pësuara nga tërmeti i 26-nëntorit.

Por pamjet e kamerave të sigurisë rrëzojnë dëshmitë e të arrestuarve. Shqiptarja.com ka publikuar pamjet që tregojnë momentin e futjes dhe nxjerrjes së trupit të Jan Prengës nga kompleksi, që u mor peng në Kamëz më 17 janar të këtij viti. Rrëmbimi i Prengës ka ardhur për shkak të një sasie prej 283 kg kokainë, që vëllai i Jan Prengës, Astrit  mbante peng në Angli dhe nuk e tregonte se ku e kishte çuar.

Ky i fundit është arrestuar në Angli. Në kërkim janë shpallur të paktën 11 persona ndërkohë që Report Tv ka mundur të zbulojë edhe tre prej kokave që kanë porositur rrëmbimin e Jan Prengës, i cili humbi jetën pas dhunës së ushtruar nga pengmarrësit, Gentian Doci si dhe M. Bajri nga Shkodra dhe Dritan Rexhepi nga Vlora, i cili është person në kërkim për vrasjen e dy efektivëve të policisë në Shqipëri, ndërkohë që aktualisht ndodhet në një burg të sigurisë së lartë në Quito të Ekuadorit, për trafik droge.

Pesë të arrestuarit që do të dalin sot para gjykatës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor